Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flet babai i 19-vjeçares që helmoi vjehrrën, babai i dhëndrit më ka borxh keqtrajtimin e vajzës

2017/07/05 at 11:07 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flet babai i 19-vjeçares që helmoi vjehrrën, babai i dhëndrit më ka borxh keqtrajtimin e vajzës

Njësoj si 19-vjeçarja Elda Tanushi, e cila helmoi vjehrrën e saj disa ditë më parë në Durrës, edhe babai i saj akuzon vjehrrin e vajzës për përdhunim. Ai madje thekson tani ai i ka një borxh të madh pas kësaj që ka ndodhur.

Sipas Baftjar Tanushit, e bija ka pasur një arsye të fortë që e ka bërë atë veprim dhe kjo arsye, sipas tij, është abuzimi seksual që ka pasur në shtëpinë e burrit.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Tanushi e drejton gishtit tek Eduart Stafa, duke e denoncuar publikisht për përdhunimin e vajzës.

Ai shprehet se e bija nuk i kishte treguar asgjë, përveç faktit se prindërit e të shoqit e keqtrajtonin. Por në Prokurori ka mësuar edhe deklarimet e vajzës, e cila kishte deponuar se ndaj saj kishte abuzuar seksualisht vjehrri 48-vjeçar.

“Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Tani Eduart Stafa më ka një borxh të madh pas asaj që i ka bërë vajzës sime”, shprehet babai i Elda Tanushit.

Ndërsa tregon se në momentin që e bija do të lirohet, do ta marrë me vete në shtëpinë e tij e nuk do të lejojë më që kjo martesë të vazhdojë.

A ju kishte vënë në dijeni vajza për ndonjë problem që kishte me prindërit e të shoqit?

Ajo më ishte ankuar vazhdimisht se vjehrri dhe vjehrra silleshin keq me të, e keqtrajtonin. Për këtë arsye, prej disa muajsh unë i kam kërkuar Eldës që ta linte atë familje dhe të kthehej në fshat të jetonte prapë nesh. Por ajo nuk më dëgjonte. Për këtë arsye nuk i kam pasur shumë të mira marrëdhëniet me vajzën, pasi kishim debatuar pse ajo nuk ikte nga ajo shtëpi. Por vajza më kishte thënë se e keqtrajtonin, jo që e kishte përdhunuar vjehrri. Kjo është shumë e rëndë.

Si e morët vesh që është përdhunuar?

Sot (dje) takova në Durrës prokurorin e çështjes dhe ai më tregoi dëshminë e vajzës që është arrestuar. Vajza ka dhënë një dëshmi tronditëse. Ajo ka deklaruar se është përdhunuar nga vjehrri, Eduart Stafa, 48 vjeç. Për momentin nuk e kam besuar atë çfarë vajza kishte dëshmuar në Polici, por kur bëj lidhjen e fjalëve të vajzës para disa muajve dhe ngjarjes së fundit, besoj plotësisht se vajza jo vetëm është keqtrajtuar, por edhe është dhunuar seksualisht nga babai i burrit të saj. Në gjykatë do të jepet masa e sigurisë.

Keni ndonjë shpresë se vajza mund të lirohet?

Shpresoj që gjykata ta lërë të lirë vajzën time. Ajo ka pasur një hall të madh, kur ka tentuar të helmojë vjehrrën. Unë jam malësor dhe Eduart Stafa më ka një borxh të madh për atë që ka bërë. Ai ka shkelur nderin e familjes sonë. Do të jem i pranishëm në Gjykatë dhe jam i bindur se provat dhe faktet që vajza disponon do ta bindin gjykatën të vendosë lirimin e vajzës sime. Pas lirimit, vajzën do ta marr në fshat, të banojë e të jetojë me ne. Ajo është ndierë shumë keq kur ka ndërmarrë një veprim të tillë.

Ju sugjerojmë

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
-U tha në Opinion

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

2 Tetor, 2025 10:24 pm
U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
Politikë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

2 Tetor, 2025 9:48 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

2 Tetor, 2025 9:33 pm
Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
-U tha në Opinion

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

2 Tetor, 2025 9:23 pm
Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës
-U tha në Opinion

Agron Shehaj: Vetëm me kandidat jo politik fitojmë zgjedhjet për bashkinë e Tiranës

2 Tetor, 2025 9:22 pm
Vritet me thikë një person në Tiranë
Kronikë

Vritet me thikë një person në Tiranë

2 Tetor, 2025 8:30 pm
FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike
Sport

FIFA nuk e pezullon Izraelin,Infantino:S’mund t’i zgjidhim ne problemet gjeopolitike

2 Tetor, 2025 7:06 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin: E pamundur të besohet se Rusia do të sulmojë vendet e NATO-s

2 Tetor, 2025 6:12 pm
Izraeli: Mbi 250.000 banorë janë larguar nga Rripi i Gazës
Bota

Izraeli jep paralajmërimin e fundit për Gazën: Largohuni në jug të vendit

2 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Pas largimit nga televizioni Floriana Garo nuk ka asnjë pendim

Pas largimit nga televizioni Floriana Garo nuk ka asnjë pendim

Berisha i ‘kushton’ një video kryetarit të bashkisë Tiranë

Berisha i ‘kushton’ një video kryetarit të bashkisë Tiranë

4 shenjat e horoskopit që nuk e pëlqejnë fare martesën

Horoskopi 6 korrik 2017

TE FUNDIT

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD

Opozita ende pa kandidat për Tiranën,Hakorja: Ka presion nga partitë e vogla ndaj PD
2 Tetor, 2025

Kryeredaktori i Tv Klan, Fatos Hakorja thotë se paritë vogla opozitare që nuk janë aleate, po i bëjn presion PD...

Lexo më shumë

U tall me Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë

U tall me  Donald Trump, Rama: Ta shtrembërosh humorin me helm politik, e padrejtë
2 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas jehonës së madhe mediatike që mori batuta e tij për Presidentin e SHBA, Donald...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar

Zgjedhjet për Tiranën, Këlliçi: Të krijojmë një front të unifikuar opozitar
2 Tetor, 2025

Deputeti i PD, Belind Këlliçi thotë se forca më e madhe opozitare në vend kërkon bashkëpunimin e çdo partie për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike

Zgjedhjet për Tiranën, Lapaj: Nuk do të bashkohem me asnjë forcë tjetër politike
2 Tetor, 2025

Adritatik Lapaj drejtuesi i Lëvizjes Shqipëria Bëhem deklaron se subjekti që ai drejton nuk do të bashkohet me asnjë forcë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com