Bota

Flet avokati i autorit të sulmit terrorist në Vjenë:U radikalizua në xhami


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 03/11/20 |
Opi Nion

Nikolaus Rast, avokat i Kujtim Fejzulaut, autorit të vetëm të identifikuar të sulmit terrorist në Vjenë, në një deklaratë për mediat, ka thënë se ai vinte nga një familje normale por kishte miqësi të gabuar.

Gjithashtu Rast, ka pohuar faktin se Fezullahi shkonte rregullisht në xhami.

“Nëse ai nuk do të kishte shkuar në një xhami por në boks, ai do të ishte bërë boksier”, shprehet avokati vjenez.

Nikolaus Rast kishte përfaqësuar Fejzulaun në një seancë dëgjimore në Gjykatën Rajonale të Vjenës, ku ai u dënua me 22 muaj burg në Prill 2019 si një simpatizant i ISIS, pasi ai donte të udhëtonte në Siri për t’u bashkuar me terroristët.

Ndalimi i Fejzullaut u bë në Turqi, pasi nëna e denoncoi atë të zhdukur. Sipas autoriteteve ai u cilësua si i parrezikshëm dhe u lirua me kusht në 5 dhjetor 2019.

Mbrëmjen e djeshme ai qëlloi me armë zjarri ndaj civilëve të pafajshëm në Vjenë duke lënë 4 të vrarë dhe 22 të plagosur. Ai u ekzekutua 9 minuta pasi nisën të shtënat. /Opinion.al

Pas