Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein: Zgjedhjet në Shqipëri ishin të dështuara

2015/12/28 at 11:02 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Fleckenstein: Zgjedhjet në Shqipëri ishin të dështuara

Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Evropian, Knut Fleckenstein ka thënë në një intervistë për “Top­Channel” se zgjedhjet lokale në Shqipëri ishin një dështim, duke theksuar se tashmë, detyra kryesore e politikës shqiptare mbetet reforma në drejtësi.


INTERVISTA

Zoti Fleckenstein, Komiteti i Jashtëm i PE­së ka diskutuar tashmë raportet për të gjitha vendet e tjera të rajonit. Kur do ta paraqisni ju raportin për Shqipërinë dhe çfarë shqetësimesh do të jenë në fokus të tij?

Fleckenstein: Kam disa mendime, por pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri do të filloj të përgatis raportin. Nuk kam shumë shqetësime, pasi është e dukshme se ka patur mjaft progres të mirë, por kemi patur edhe dështime, si në rastin e zgjedhjeve lokale. Për momentin, reforma kryesore mbetet ajo e drejtësisë, sigurisht.

Përpara prezantimit të raportit në Komitetin e Jashtëm, siç pritet, në fund të Shkurtit, a parashikoni të shkoni sërish në Shqipëri?

Fleckenstein: Po, por jo për të pyetur në lidhje me raportin. Mbase do të shpjegoj pak se çfarë kam shkruar në të, sepse nuk është e rëndësishme vetëm që Parlamenti Europian të dijë se çfarë mendoj unë, por dhe kolegët shqiptarë duhet ta dinë se çfarë kam shkruar dhe përse. Së dyti, në këtë vizitë do të jem i shoqëruar nga kolegu Eduard Kukan, për të biseduar mbi hapat e mëtejshëm të reformës në drejtësi, pasi të gjithë e ndjejmë, tashmë, se kjo është reforma më e rëndësishme për vendin, veçanërisht, kur një sërë reformash të tjera nuk mund të zbatohen pa patur këtë reformë të gjyqësorit.

Në qëndrimin tuaj të fundit të përbashkët, ju përgëzuat Kuvendin vetëm për miratimin e ligjit të njohur si dekriminalizimi, por në të njëjtën ditë, Kuvendi votoi dhe paketën fiskale, ndërsa opozita vijoi protestën kundër qeverisë. A keni ndonjë koment për këto zhvillime?

Fleckenstein: Është një detyrë e qartë e Parlamentit që të marrë vendime dhe qeveria duhet të zbatojë atë çfarë vendos Parlamenti. E kuptoj se jo gjithmonë vendimet e tij janë të mira për qeverinë, pasi deputetët kanë mendimet e tyre.

Gjithësesi, në fund të fundit, Parlamenti është ai që vendos dhe qeveria është ajo që zbaton vendimet. Nga ana tjetër, unë do të thoja se është e drejtë e opozitës për të iniciuar protestat në rrugë. Pse jo?! Për sa kohë që ato janë të paqta, njerëzit kanë nevojë t’i tregojnë qeverisë se nuk pajtohen me njërin vendim të saj, apo tjetrin. Kështu që, këtu s’ka asgjë spektakolare. Mesazhi im kryesor, në këtë pikë, është që të ruhet qetësia dhe të flitet më qartë. Unë e kuptoj shumë mirë se çdo opozitë dëshiron të ndryshojë rregullat dhe të qeverisë. Por, për fatin e tyre të keq, zgjedhjet bëhen çdo katër vjet dhe ato të fundit çuan një parti në pushtet dhe tjetrën në opozitë. Gjithësesi, nëse ata kanë ide të mira e konstruktive për mënyrën e trajtimit të problemit, ne duhet t’i mbështesim ata, por nuk nevojitet detyrimisht një ndryshim qeverie, thjesht që qeveria të dëgjojë opozitën.

Këshilli i BE­së ftoi Komisionin për të vlerësuar Shqipërinë mbi përmbushjen e prioriteteve kyçe, përveç raportit vjetor të progresit, në 2016. A do të nxisni Komisionin me anë të kësaj rezolute të Parlamentit Europian, për ta bërë këtë vlerësim brenda gjysmës së parë dhe jo në fund të vitit të ardhshëm?

Fleckenstein: Unë dua të shtyj Komisionin, por nëse shohim përparim në reformën e drejtësisë, sepse është mëse e rëndësishme. Në rast se do të shohim se ka një votim të reformës nga parlamenti,

 

atëherë do të nxis Komisionin, pasi mendoj se do të ishte koha e duhur për nisjen e negociatave. Për këtë arsye, na nevojitet ky vlerësim. Kështu që, PO, por së pari, kolegët tanë shqipëtarë në parlament duhet të bëjnë ca detyra shtëpie. Unë do ta përmend në raport se nëse ata e bëjnë këtë, atëherë, automatikisht, kjo duhet të pasohet me hapin e radhës nga ana jonë.

Ju sapo mbushët 62 vjeç, kush ishte risia e këtij viti?

Fleckenstein: rreth 350 përgëzime në facebook vinin nga Shqipëria dhe kjo ishte diçka e re. M’u be qejfi me të vërtetë. U jam përgjigjur me gishtin lart, pasi ishin shumë për t’i shkruar secilit personalisht.

Ishte një ndjesi e mirë. U ndjeva më pranë njerëzve dhe vendit, me të cilin merrem.

Vërejmë se ju keni marrë dhe dhurata nga Shqipëria…

Fleckenstein: Po dhe e mbaj me shume krenari.

Urimi juaj?

Fleckenstein: Urimi im është të përfundoj këtë intervistë, të vrapoj për në aeroport, të kaloj kohë të këndshme pranë familjes në prag të vitit të ri dhe ju uroj juve dhe atyre, që po na ndjekin, Gëzuar Vitin e Ri (në shqip)! Top-Channel



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Ja barsaleta e Dervishit për Ramën, Veliajn dhe Blushin

Ja barsaleta e Dervishit për Ramën, Veliajn dhe Blushin

FOTOLAJM/ Në fshatin tonë erdhi Babagjyshi

FOTOLAJM/ Në fshatin tonë erdhi Babagjyshi

Kontrata e re e De Biasit: Duka: Nuk do shesim shtëpinë për…

Kontrata e re e De Biasit: Duka: Nuk do shesim shtëpinë për...

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com