Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein u tall me Berishën për SOROS-in, por ja çfarë e lidh eurodeputetin me këtë fondacion

2017/02/22 at 4:26 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fleckenstein u tall me Berishën për SOROS-in, por ja çfarë e lidh eurodeputetin me këtë fondacion

Paraditen e së mërkurës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein gjatë një prononcimi të pazakontë në Tiranë, i cilësoi si përralla akuzat e bëra nga ish-kryeministri Berisha për rolin dhe ndikimin e rrjetit Soros.

Deklarata e zotit Fleckenstein ishte eksplicite:

“Më lejoni të tregohem edhe më i drejtpërdrejtë në lidhje me një shfaqje televizive që është shfaqur mbrëmë. Kam shumë respekt për z. Sali Berisha, ish-kryeministër dhe ish-president i Shqipërisë dhe ndoshta më shumë respekt sesa mund të mendoni. E kam me të vërtetë.

Por ama do doja t’i kërkoja atij të mos fliste më me ato përralla sorosiane dhe madje mund të them se është fjalë për fjalë e njëjta histori që kam dëgjuar edhe në Maqedoni dhe nga përvoja ime është se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ato lloj përrallash dhe zoti Berisha nuk është një njeri i dobët”.

Ndonëse zoti Knut Flenckenstein injoroi tërësisht deklaratat e Berishës dhe i cilësoi ato si përralla, një dokument i siguruar nga Hashtag.al, tregon se zoti Flenckenstein është pjesë integrale e rrjetit Soros dhe kritikat e tij ndaj Berishës rezultojnë në konflikt arbitrar interesi.

Disa mijëra dokumente të deklasifikuara të DCLeaks për rrjetin Soros, kanë mes tyre dhe një raport tepër interesant, të hartuar në vitin 2013.

Raporti i brendshëm i Fondacionit Soros mban emrin: ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’.

Që në hyrje të raportit bëhet e qartë se materiali është hartuar si një guidë për të orientuar të gjitha degët e këtij fondacioni në lidhje me zyrtarët e besuar në Parlamentin Evropian. Pra lista e zyrtarëve evropianë që kishin dhënë ‘besën’ tek fondacioni.

Lista është e strukturuar sipas sektorëve dhe departamenteve të Parlamentit Evropian, ndërsa në seksionin e titulluar ‘Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë’, në listën e zyrtarëve të besuar të Fondacionit Soros, renditet edhe zoti Knut Flenckenstein dora vetë.

Nuk është përrallë, por dokument zyrtar i Fondacionit Soros, ai që e ka klasifikuar zotin Flenckenstein si pjesë të besuar të rrjetit.

Ky dokument e vendos zotin Flenckenstein përveçse në pozitat e konfliktit të interesit; edhe në pozitat e sharlatanit anglishtfolës të radhës, sepse rezulton se zoti Flenckenstein na ka thënë të mos besojmë përrallat për Sorosin, por janë vetë dokumentet e Fondacionit Soros ato që zbulojnë se Flenckenstein është në listën e njerëzve të besuar të Soros. / Hashtag.al

Etiketa: berishaFleckensteinSOROS

Ju sugjerojmë

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

21 Nëntor, 2025 9:10 pm
Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
Aktualitet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

21 Nëntor, 2025 9:00 pm
Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
Kronikë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

21 Nëntor, 2025 8:58 pm
Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
Aktualitet

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

21 Nëntor, 2025 8:52 pm
Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala
Aktualitet

Banka Kombëtare Tregtare feston 100-vjetorin e rrënjëve të saj me një mbrëmje gala

21 Nëntor, 2025 8:43 pm
Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Para
Kjo është lista e shteteve ku çiftet tradhtojnë më shumë

Kjo është lista e shteteve ku çiftet tradhtojnë më shumë

Ilir Meta: LSI ka bërë beteja shumë të forta për fatet e kombit

Meta mbledh Kryesinë? Çfarë pritet për protestën...

Shefi i Toksikologjisë: Mos legalizoni hashashin, çdo ditë në QSUT vijnë dhjetëra të rinj

E rrallë/ Kapet kanabis në zarfin e postës, do të dërgohej në Itali

TE FUNDIT

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?

Pezullimi i Ballukut nga detyra, çfarë kërkon qeveria nga Gjykata Kushtetuese?
21 Nëntor, 2025

Këshilli i Ministrave ka dërguar kërkesën në Gjykatë Kushtetuese për çështjen Balluku. Katër janë kërkesat e qeverisë në dokumentin e...

Lexo më shumë

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet

Reshjet e shiut rëndojnë situatën në Maliq, fshati Sheqeras rrezikon të përmbytet
21 Nëntor, 2025

Situatë e rënduar nga reshjet e dendura të shiut në fshatin Sheqeras. Mësohet se fshati ka rrezik për tu përmbytur...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur

Aksident në rrugën e Kombit, raportohet për një viktimë dhe të plagosur
21 Nëntor, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur në segmentin Milot–Rreshen përgjatë rrugës së Kombit. Një kamion është përplasur me një autoveturë,...

Lexo më shumë

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren

Moti/ Evakuohen disa qytetarë në Berat, në Devoll vijojnë kërkimet për 75-vjeçaren
21 Nëntor, 2025

Policia e Shtetit vijon të jetë në gatishmëri të përforcuar për shkak të motit të keq. Shërbimet e Policive Vendore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com