TIRANË- Mesazhi i raportuesit për Shqipërinë në PE ka qenë i qartë. “Reformoni drejtësinë për të nisur negociatat me BE për anëtarësim”. Knut Fleckenstein e bëri deklaratën të premten në mëngjes teksa po zhvillon një takim me komisionet parlamentare në lidhje me sfidat e vendit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.