Gjatë fjalës së tij pas takimit me kreun e Kuvendit Ilir Meta, eurodeputeti Knut Fleckenstein e vuri theksin te reforma në drejtësi si pritshmëri që duhet përmbushur për aspiratën e integrimit europian të Shqipërisë.
Eurodeputeti Fleckeinstein tha se reforma në drejtësi nuk duhet bërë për të kënaqur asnjë lider ndërkombëtar, si kancelarja Merkel, por për të mirën e popullit.
“Ideja është që ne kemi nevojë për këtë gjë, që Shqipëria të përparojë, ju keni nevojë për këtë gjë… Në rast se nuk keni një reformë të mirë në drejtësi, kjo reformë nuk do të bëhet për të kënaqur znj.Merkel apo ndonjë tjetër, por do të bëhet për popullin dhe qytetarët e Shqipërisë”, tha Fleckenstain”//a.h