Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein: Pres të shoh fytyrat e verteta të politikanëve shqiptarë

2016/07/18 at 2:42 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fleckenstein: Pres të shoh fytyrat e verteta të politikanëve shqiptarë

Raportuesi per Shqiperine prane Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se do te coje ne BE mesazhe positive persa i perket reformes ne drejtesi./r/n/r/nThe rapporteur for Albania at the European Parliament, Knut Fleckenstein, speaks during a press conference, where he said will lead to positive messages in EU in terms of justice reform.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein tha se kam besim tek negociatat e minutës së fundit. Ai vizitoi sot Shqipërinë në përpjekje për të bindur palët për të votuar reformën. Në përfundim ai dha një konferencë për mediat, ku nuk mbrojti as njërën palë, siç jemi mësuar të shohim këto ditë ambasdorët Lu dhe Vlahutin. Pres të shoh të enjten (kur hidhet për votim reforma) fytyrat e verteta të politikanëve shqiptarë”, tha ai.


Konferenca e plotë për mediat e Knut Fleckenstein

Tashmë ka mbetur vetëm një çështje e vogël. Kemi theksuar sesa e rëndësishme është pjesëmarrja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në këtë proces. Më lejoni që të bëj edhe një koment personal se pse në Bruksel është rënë dakord me propozimin e PD me mekanizimin 6+6. Dhe ata na thanë që do të jetë për arsye të ndërkombëtarëve që të themi se ata që janë të këqij do të kenë dalë nga sistemi në momentin kur komisioni të ketë marrë vendimet e fundit. Unë sot kam folur me ambasadorët në Shqipëri, Romana Vlahutin, ambasadorin Lu, jam takuar me kryeministrin, kryetarin e kuvendit dhe kryetarin e opozitës. Ne mbështesim plotësisht dhe tërësisht kryetarin e Kuvendit në përpjekjet e tij të fundit për konsensus. PD ka një problem me atë sesi do të jetë i përfshirë në procesin e vettingut ONM. Unë nuk jam jurist. Për ta, pjesëmarrja e ndërkombëtarëve nuk është në pikëpyetje, është çështja sesi. Dhe kjo duhet të jetë në përputhje me Komisionin e Venecias. Propozimi që kemi në tryezë është i pranueshëm për pjesën më të madhe të parlamentit. Pranohet edhe nga misioni i BE dhe ambasada e SHBA në Shqipëri, DASH, në Bruksel, KE dhe PE si dhe për zonjën Merkel e krerët e shumë shteteve anëtare të BE.

Nëse politikanët nuk bien dakord me njëri-tjetrin, duhen pyetur qytetarët. Pash sot disa përfaqësues të shoqërisë civile që qëndronin para Kuvendit, duke i kërkuar deputetëve të Kuvendit që të votojnë pro. Dhe unë kam shumë simpati për këta. Mendoj se do ishte ide e mirë që edhe Këshilli i Integrimit të jepte fjalën e vet para të mblidhet Kuvendi.

I kemi diskutuar çështjet e reformës me të gjitha grupet politike në Shqipëri. I kemi diskutuar me shumë ekspertë evropianë dhe të SHBA-ve e mendoj se tashmë ka ardhur koha për të vendosur. Nuk bëhet fjalë vetëm për ndryshim ligji. Dhe natyrisht do të thosha që për Shqipërinë do të ishte i rëndësishëm se nëse zbatimi i reformës do të bëhej siç duhej, ndryshimi do të ishte i madh. Ky ndryshim shpresoj të ndodhë ditën e enjte.

Në Shkodër iu thash studentëve se pak javësh ata do të kishin mundësi të shikonin se kush e qeveris vendin e tyre. Shpresoj që ata të jenë krenar ditën e enjte që këtë e bën Parlamenti i Shqipërisë”.

Z.Fleckenstein, çfarë garancish morët sot nga takimet me Ramën, Metën dhe Bashën? Si e shihni deklaratën e z.Meta, votojmë reformën e më pas qeveri teknike e zgjedhje?

Nuk mora asnjë garanci sot. Përshtypja që mu krijua është se ka vullnet të mirë, për të gjetur një kompromis të minutës së fundit për të gjetur zgjidhje për këtë çështje të vogël. Do ta shikojmë ditën e enjte këtë. E dëgjova me kujdes z.Meta dhe vlerësoj shumë dëshirën e tij që të gjendet një kompromis i minutës së fundit. Në Gjermani gjërat funksionojnë ndryshe, kush nuk është i kënaqur me qeverinë ata largohen dhe vendi shkon në zgjedhje. Në fakt, gjëja më e mirë është të pyesni z.Meta, pasi me sa kuptova unë ai është i gatshëm të ndihmojë këtë proces.

Kryetari i Kuvendit foli dje edhe për destabilitet. Këmbëngulja juaj për të kaluar reformën, është një frikë e Brukselit nga rreziku i destabilitetit?

Çfarë ju shqetëson konkretisht nga propozimi i PD?

Kjo ka qenë një kërkesë e PD. Dhe tani pyetja është si do të bëhet kjo gjë në procesin e zbatimit. Ne presim të shikojmë rezultate në datën 21 korrik. Elmar Brok, kryetari i Komisionit të Jashtëm në PE, na ka kërkuar që të shkojmë në Bruksel nesër në një mbledhjen të jashtëzakonshme, 2-3 ditë para votimit të reformës në drejtësi, për të parë se si është situata. Për pyetjen e parë është e vështirë për mua ta gjykoj. Të mos votosh reformën në drejtësi, është një stabilitet që mua nuk më pëlqen. Ky është një stabilitet që mbështet korrupsionin dhe elementët që ne duam t’i shmangim. Në fakt, mesazhi përsa i përket Brukselit është tejet i qartë: jepeni tani, bëni përpjekjet e fundit për të arritur diçka, votoni ditën e enjte dhe çdo deputet i Kuvendit shqiptar të ndjekë ndërgjegjen e vet.

A keni përshtypjen se politikanët shqiptarë e kanë të qartë se çdo të thotë të mos e votojnë reformën?

Mendoj se është e qartë për ta. Ne kurrë nuk i kemi lënë gjërat të paqarta. Por tani ata do të duhet të tregojnë se çfarë mendojnë ata, cila është përgjigja e duhur për këtë çështje. Unë mund t’iu them një gjë, që ky proces nuk është i lehtë, apo i thjeshtë. Ky lloj procesi është bërë në mënyra të ndryshme në vendet Balltike dhe vendet Lindore të BE, edhe Shqipëria duhet të gjejë mënyrën e duhur dhe të tregojë të ecë drejt BE. Ne mund të themi që jemi të kënaqur, të pakënaqur, të zhgënjyer apo jo, por në fund të fundit ky mbetet një vendim i Kuvendit të Shqipërisë, për atë sesi e shikojnë ata të ardhmen e vendit. Ju në fakt i dini fare mirë thashethemet rreth e rrotull, por ajo që dua të shoh është, është të shoh votën e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sesi do të jetë ajo. Të vazhdojmë të jemi optimistë deri në momentin e fundit.

Thatë që jeni optimist. Sot ka një takim, nëse të enjten ka një votim surprizë, kundër pra, çfarë do të ndodhë në 22 Korrik?

Unë do të thosha që ky do të ishte një zhgënjim i madh. Vërtetë i madh, jo vetëm në Bruksel, por edhe në kryeqytetet e vendeve anëtare të BE. Është pak a shumë jo e sigurt, por nuk do të jetë e mundur çelja e negociatave për anëtarësim në BE. Dhe në fakt, pas pushimeve të verës, ne do të kemi biseda shumë të hapura me të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës për këtë gjë. I uroj fat Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive
Rajoni

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive

21 Maj, 2025 9:32 am
VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona
Aktualitet

VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona

21 Maj, 2025 9:23 am
Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës
-Jetë dhe Stil

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

21 Maj, 2025 9:15 am
Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos
Aktualitet

Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos

21 Maj, 2025 9:14 am
Nga Siberia në vijën e frontit:Rrëfimi i një rusi të dërguar padrejtësisht për luftë
Bota

Nga Siberia në vijën e frontit:Rrëfimi i një rusi të dërguar padrejtësisht për luftë

21 Maj, 2025 9:01 am
Refugjatët dhe migrimi/ Kritika të ashpra ndaj Gjermanisë!
Bota

Refugjatët dhe migrimi/ Kritika të ashpra ndaj Gjermanisë!

21 Maj, 2025 8:47 am
Aksion policor në Shqipëri e Itali, arrestohen 52 persona
Aktualitet

Aksion policor në Shqipëri e Itali, arrestohen 52 persona

21 Maj, 2025 8:43 am
Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…
Aktualitet

Rama pret studentët e Harvard Kennedy School: Të interesuar mbi rrugën e…

21 Maj, 2025 8:31 am
Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar
Aktualitet

Video: Eksploziv te “Veliera” në Durrës, momenti i shpërthimit të kontrolluar

21 Maj, 2025 8:25 am
Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja
Aktualitet

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja

21 Maj, 2025 8:21 am
Para
Tuna harron Cozman, në një lidhje me Yll Limanin

Tuna dhe Ylli kudo bashkë, ja fotot në Snapchat

Armina nuk bën botox, ja çfarë tregon për fytyrën e saj

"Muza" seksi e Armina Mevlanit

Basha flet për negociatat me Ramën: Ky është ngërçi

Drejtësia/ Nis takimi i liderve, Rama, Basha, Meta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për herë të 19-të në seancë konstituitive
21 Maj, 2025

Për të 19-ën herë me radhë, sot Kuvendi i Kosovës sërish do të tentojë nga ora 11:00, për konstituimin e legjislaturës...

Lexo më shumë

VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona

VIDEO/Dalin pamjet nga megaoperacioni “Ura” në Shqipëri e Itali,në pranga 52 persona
21 Maj, 2025

Janë zbardhur detaje të reja nga megaoperacioni i gjerë antikriminal, i cili në bashkëpunim me autoritetet italiane po zhvillohet në...

Lexo më shumë

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës
21 Maj, 2025

Gati gjysma e të rinjve do të preferonin më shumë të jetonin në një botë pa internet, sipas një sondazhi...

Lexo më shumë

Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos

Dhunoi partneren dhe e kërcënoi se do ta vriste, arrestohet 45-vjeçari në Patos
21 Maj, 2025

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë ka parandaluar në Patos, një ngjarje kriminale në një familje. Uniformat blu kanë vënë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com