Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fleckenstein para vizitës në Tiranë: Do shoh nga afër sa realiste janë kërkesat e opozitës

2017/02/20 at 2:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fleckenstein: BE është kundër vendeve të rezervuara, kërkuar nga PD

Para vizitës në Shqipëri (20.02), eurodeputeti gjerman Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në Parlamentin Europian thotë për Deutsche Wellen, se zgjedhjet e qershorit janë moment kyç për hapjen e bisedimeve.


Zoti Fleckenstein, cili është qëllimi i vizitës suaj sot në Tiranë?

Knut Fleckenstein: Qëllimi është i trefishtë, së pari Parlamenti Europian sapo ka miratuar raportin e përgatitur prej meje. Për mua është e rëndësishme të flas me të gjithë aktorët aty, si shoqërinë civile ashtu edhe në politikë për të diskutuar për ato që thotë parlamenti. Këtë e pason qëllimi i dytë, natyrisht zbatimi konkret i reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme për vendin, me qëllim që në vjeshtë të fillojmë, me shpresë, bisedimet e anëtarësimit. E treta lidhet me pritshmëritë tona lidhur me zgjedhjet, e në këtë kontekst do të kem me vete edhe rekomandimet e ODHIR-it.

Pas raportit tuaj duken se shanset janë shumë të mira…apo priten edhe zgjedhjet…

Po qe se fillohet me zbatimin e reformës në drejtësi, pra nëse vihet në lëvizje procesi i vetingut, shanset janë, sepse gati të gjitha fraksionet në parlament e kanë mirëpranuar se qeveria shqiptare dhe parlamenti kanë bërë shumë kohë e fundit për t’u zhvilluar në drejtim të Bashkimit Europian.

…por opozita në Shqipëri nuk e sheh kështu gjendjen. Të shtunën filluan protestat e opozitës që kërkojnë largimin e Ramës dhe qeveri teknike. Si i shikoni këto protesta.

Opozita duket se nuk ka aspak besim tek kjo qeveri për zgjedhje të lira…

Opozita e ka gjithmonë një frikë të tillë para zgjedhjeve. Se sa realiste është kjo, për këtë dua të krijoj një përshtypje, kur të jem këto ditë në Shqipëri. Sigurisht do të takoj edhe përfaqësues të opozitës.

Palët politike nuk e gjetën gjuhën e duhur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve. Problemet e zgjedhjeve e kanë shoqëruar demokracinë në Shqipëri gjithmonë, por kësaj here opozita ngre shqetësim të madh blerjen e votave, sipas saj me paratë e drogës dhe krimit. Këto janë akuza shumë të rënda…

Po, por kjo akuzë duhet të provohet fillimisht, e është gjithmonë e vështirë ta bësh këtë para zgjedhjeve. Por të gjithë ata që marrin pjesë në këto zgjedhje duhet ta dinë, se nëse këto zgjedhje nuk zhvillohen me korrektesë, atëherë do të ketë një problem për hapjen e negociatave me BE-në. Prandaj do të varet shumë nga ajo se sa palët në zgjedhje do t’i respektojnë rregullat e lojës që njihen në Europë për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ky pretendim është i vjetër sa demokracia në Shqipëri, të dyja palët thonë duam zgjedhje të lira, të dyja akuzojnë njëra-tjetrën se nuk i respektojnë rregullat e lojës, se kanë bërë manipulime…

Po, e vërtetë, por duhet të themi se me kalimin e viteve ka pasur përmirësime, kësaj here është shumë e rëndësishme, prandaj do të dërgohen edhe shumë vëzhgues zgjedhorë nga vetë vendi, por edhe vëzhgues të huaj, të cilët do të ndjekin me shumë kujdes se çfarë do të ndodhë para zgjedhjeve e në ditën e zgjedhjeve.

Pra vlerësimi i zgjedhjeve është moment vendimtar…

Natyrisht kjo është shumë e rëndësishme, nuk mund të fillosh me implementimin e reformës në drejtësi dhe të bësh zgjedhje jo demokratike dhe jo duke respektuar kriteret ligjore. Kjo do të ishte një shenjë, se Shqipëria nuk është ende gati për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Është e rëndësishme që në lista të mos gjenden kandidatë me të shkuar kriminale, të mos blihen votat. Para të atyre që kultivojnë drogën ka, këtë e di, por ato nuk duhet të përdoren për gjëra të tilla. Por kam edhe dyshime që ky është një problem vetëm i njërës anë. /DW

Etiketa: Fleckensteinreforma ne drejtesitiranevizitezgjedhje te lira


Ju sugjerojmë

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
-U tha në Opinion

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

10 Dhjetor, 2025 10:36 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

10 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
Aktualitet

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

10 Dhjetor, 2025 10:11 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

10 Dhjetor, 2025 8:31 pm
Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri
Aktualitet

Plani i Italisë/ Emigrantët nga Egjipti e Bangladeshi do sillen në Shqipëri

10 Dhjetor, 2025 7:42 pm
EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar
Kronikë

EMRAT/Grupi i vrasësve me pagesë në Greqi, zbardhen emrat e shqiptarëve të arrestuar

10 Dhjetor, 2025 6:29 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Shkodër, slloveni përplas me makinë për vdekje 68-vjeçaren

10 Dhjetor, 2025 6:00 pm
Gonzato:Reforma në drejtësi dha kontribut të rëndësishëm,ende shumë punë për të bërë
Aktualitet

Nesër zgjidhet kreu i SPAK, Gonzato: KLP do sigurojë një kandidat me integritet

10 Dhjetor, 2025 5:25 pm
BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…
Aktualitet

BBC: Në Shqipëri dhe 13 shtete të tjera u përdor sperma nga një dhurues me…

10 Dhjetor, 2025 3:42 pm
Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm
Aktualitet

Mbledhja e KLGJ dhe KLP,Metani: Një drejtësi e fortë, kërkon angazhim të vazhdueshëm

10 Dhjetor, 2025 3:39 pm
Para
Mustafaj në çadrën e protestës: Të ngrihen studentët

Mustafaj në çadrën e protestës: Të ngrihen studentët

Sherri pas humbjes, drejtori i Korabit godet mbrojtësin, Sheta: “Do e çoj në burg”

Sherri pas humbjes, drejtori i Korabit godet mbrojtësin, Sheta: "Do e çoj në burg"

Foto/ Aksident fatal në Gjirokastër, vdes 24 vjeçari, dy plagosen

Foto/ Aksident fatal në Gjirokastër, vdes 24 vjeçari, dy plagosen
















TE FUNDIT

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, Lala: Ka përplasje mes qeverisë e ndërkombëtarëve
10 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opionin”, gazetarja Klodiana Lala, për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, proces që do ndodhë gjatë ditës...

Lexo më shumë

Lavrov: Rusia nuk ka plan që të sulmojë Evropën

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
10 Dhjetor, 2025

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i shkëputur nga gjeopolitika prej disa javësh pas zërave për “ftohje me shefin e...

Lexo më shumë

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri, zyrtari i DASH vizitë në SPAK
10 Dhjetor, 2025

Një ditë para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK-ut, zëvendësdrejtori për Çështjet e Europës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin...

Lexo më shumë

Gjykatësi në New York urdhëron publikimin e dokumenteve nga çështja e Epstein

Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
10 Dhjetor, 2025

Një gjykatës federal në New York ka miratuar publikimin e dokumenteve të jurisë së madhe të çështjes së trafikut seksual...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com