Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e SPD, Andrea Nahles, ku i pranishëm ishte dhe Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti është shprehur se në fokus të diskutimeve ka qenë çelja e negociatave në qershor për Shqipërinë.
“Patëm një diskutim të mirë për nevojën për të nisur hapjen e negociatave me Shqipërinë në qershor. Një objektiv i qartë dhe i përbashkët i Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, është shprehur Fleckenstein.
Kujtojmë që ditën e djeshme u zhvillua Samiti i Berlinit ku të pranishëm ishin liderët e Ballkanit, të cilët u thirrën nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron.
Pas përfundimit të takimeve, në media u përfol se vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian do të mund të shtyhej për në muajin shtator./ Opinion.al E.Xh.