Kryesore

“Fle e qetë gjumë”,Tabaku-Ahmetajt: S’kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje e SPAK


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:00 - 12/05/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka pasur replika me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, në Kuvend.

Tabaku i tha Ahmetajt se e bën gjumin e qetë dhe se s’ka frikë nga kërcënimet e askujt.

Unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha Tiranase. Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e në komisionin e inceneratorëve. Unë fle e qetë gjumë, nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK. Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve”,-u shpreh Tabaku.

Reagimi i saj erdhi pas fjalëve të thëna nga Ahmetaj:

“E ke bërë zakon e përmend emrin tim. Të kam paralajmëruar miqësisht që po e tepron, sigurisht që s’ke dëgjuar.

Unë jam krenar për firmat që vë e mbaj përgjegjësi vetë edhe politikisht edhe personalisht”.

Pas