Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka pasur replika me zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, në Kuvend.
Tabaku i tha Ahmetajt se e bën gjumin e qetë dhe se s’ka frikë nga kërcënimet e askujt.
“Unë jam Jorida Tabaku e kam për krenari që vij nga dy familje shumë të mëdha Tiranase. Ka 9 vite që është në pushtet e ka qenë përballë meje me vite me radhë dhe në komision ekonomie e në komisionin e inceneratorëve. Unë fle e qetë gjumë, nuk kam frikë se më zgjon ndonjë thirrje nga SPAK. Nëse do të hetojë të vazhdojë ka gjithë fuqinë e shtetit po mua nuk më intimidon as më kërcënon dot, ashtu si nuk më ka intimiduar e kërcënuar dot me çdo mënyrë që është përpjekur në komisionin e inceneratorëve”,-u shpreh Tabaku.
Reagimi i saj erdhi pas fjalëve të thëna nga Ahmetaj:
“E ke bërë zakon e përmend emrin tim. Të kam paralajmëruar miqësisht që po e tepron, sigurisht që s’ke dëgjuar.
Unë jam krenar për firmat që vë e mbaj përgjegjësi vetë edhe politikisht edhe personalisht”.