Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flasin dëshmitarët: Polici goditi qytetarin me dorezë hekuri dhe më pas…

2021/10/06 at 9:35 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Flasin dëshmitarët: Polici goditi qytetarin me dorezë hekuri dhe më pas…

Lidhur me përplasjen fizike mes policit Bukurosh Zagrati dhe qytetarit Ardian Muça, emisioni “Stop” ka siguruar 3 dëshmi nga qytetarë, që kanë parë sherrin midis tyre.


Ata u shprehën, se ishte polici i cili e përndiqte Ardianin, duke i bërë presion të tërhiqte denoncimin e duke e goditur me dorezë hekuri.

“Pasi kemi pirë kafe kemi dalë te shkallët e lokalit që quhet lokal “Shira”. Ky Bukuroshi, gjatë kohës që po bënim muhabet tek shkallët ka kaluar dy herë, një herë lart, një herë poshtë. Ardiani i tha babit të vet që po shkoj të blej një paketë. Në këtë kohë i ka dalë në rrugë dhe i kërkonte të tërhiqte denoncimin meqë i kishte goditur nënën tek shtëpia, ka një vit përpara ngjarjes kjo punë. Ai e detyronte të tërhiqte denoncimin. Kishte dy-tre herë që i dilte në rrugë. Gjatë kësaj kohe ky ka sharë. Ardiani nuk ka duruar dhe janë konfliktuar. Ky ka gjuajtur me një dorezë hekuri. Ardiani ka qenë i mbuluar me gjak. Ndërkohë që ka marrë hov një oficer policie, por ata kanë qenë të ndarë. Ky ka hipur në makinë dhe është larguar. Ardiani ka qenë i mbuluar në gjak. Këto dëshmi që bëj unë janë 100% të vërteta”, tha një dëshmitar.

“Kam parë një lëvizje të tij (Bashkim Zagratit), ka lëvizur lart, ka qenë në makinë, dhe ka lëvizur në këmbë. Ai ka nxjerrë një dorezë hekuri dhe i ka rënë në kokë. Kemi dalë tek dera dhe kemi parë këtë”, tha një dëshmitar tjetër.

“Kemi qenë duke ardhur poshtë dhe kam parë shumë mirë Ardianin që ka dalë ku ka qenë duke blerë paketën dhe Bukuroshin. Ai i ka rënë në një dorezë hekuri. Edhe ky djali e ka goditur nga poshtë. I ka rënë edhe nga gjymtyrët. E kam parë shumë mirë. Bukuroshi u nis në makinë. Ardiani ka qenë i gjakosur komplet fytyra”, tha dëshmitari i tretë.

Prokuroria e Peshkopisë dhe Gjykata deri diku kanë bërë një punë të rregullt. Aty ku ka çaluar puna ka qenë tek mbrojtja e Ardian Muçës.

Gjatë hetimeve mbrojtja nuk ka bërë kërkesë apo kundërshtim të veprimeve të prokurorit. Nuk janë kundërshtuar vendimet për zgjatjen e hetimeve, nuk është kërkuar ekspertim për plagët e pretenduara që kishte kryer polici.

Bukurosh Zagrati pretendon që plagët e marra nga ky sherr kanë qenë vdekjeprurëse.

Polici Bukurosh Zagrati: Unë kam qenë i vetëm dhe më kanë dalë pas shpine dhe kam thikën pas shpine…Pastaj janë mundu thikat dhe kam rënë në gjendje kome.

Lind pyetja, si ka mundur që ky polic pas sherrit dhe dëmtimeve që pretendon të ketë marrë makinë dhe të shkojë vetë duke drejtuar automjetin e tij të shkojë në polici dhe më pas në spital.

“Punonjësi i policisë ka shkuar me këmbët e veta te makina. E ngiste ai vetë personalisht”.

“Bukuroshi ka hipur në makinë vetë. E kam parë me sytë e mi këtë. E ka shoqëruar edhe polici”.

Absurde është se si mjekoligjorët kanë dalë në konkluzion duke kqyrur fashot dhe jo plagët e shkaktuara që pretendonte polici.

Sot Ardian Muça është në burg për një vepër, që nuk e ka bërë. Ardiani ka lënë vetëm familjen, gruan dhe 3 vajzat, më e vogla 1 vjeç e gjysmë, të cilën nuk e ka parë kurrë./ TV Klan

Etiketa: policistop


Ju sugjerojmë

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
Aktualitet

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

21 Dhjetor, 2025 5:38 pm
Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
Kryesore

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

21 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

21 Dhjetor, 2025 5:32 pm
Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
Bota

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

21 Dhjetor, 2025 5:29 pm
Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze
Aktualitet

Ambasada e SHBA: Mashtrimi për martesë, krim federal me dënime serioze

21 Dhjetor, 2025 4:41 pm
Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova
Kryesore

Ndahet nga jeta komentatori i njohur sportiv Ismet Bellova

21 Dhjetor, 2025 2:07 pm
Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH
-Kulturë

Alis dhe kënga “Nan” fitues të Festivalit të Këngës në RTSH

21 Dhjetor, 2025 1:46 pm
Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi
Kronikë

Hoqi nga kantina verën me vlerë miliona euro, në kërkim Eno Agasi

21 Dhjetor, 2025 12:17 pm
Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…
Kryesore

Balluku/ Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja…

21 Dhjetor, 2025 11:18 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Armë në makinë, arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë

21 Dhjetor, 2025 9:47 am
Para
Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Rritje e çmimeve për mallrat dhe shërbimet në të gjithë botën

Rritje e çmimeve për mallrat dhe shërbimet në të gjithë botën

Koka: Xhuljeta Çuni e denoncoi 1 muaj para se ta vriste, policia ka tentuar t’a mbulojë si ngjarje

Gledis Nano në krye të Policisë, Koka: Figurë që premton ndryshimin
















TE FUNDIT

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting

Aktori Viktor Zhusti distancohet nga Lapaj: Ma përdori foton për miting
21 Dhjetor, 2025

Aktori Viktor Zhusti ka reaguar publikisht ndaj publikimit të një fotografie ku shfaqet krah aktivistit Adriatik Lapaj, duke sqaruar se imazhi ishte realizuar...

Lexo më shumë

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë

Protesta e 22 dhjetorit, Bardhi-qytetarëve: Ja pse nesër duhet të bëhemi bashkë
21 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, zhvilloi një takim me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në...

Lexo më shumë

Plagosën dy persona në Kukës, shpallen në kërkim vëllezërit

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
21 Dhjetor, 2025

Dy vëllezër janë shpallur në kërkim në Kukës, pasi akuzohen se kanë plagosur me armë zjarri dy persona, Amarlido Cena...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Hamasi nuk pranon të çarmatoset

Izraeli nis një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës
21 Dhjetor, 2025

Sipas të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, po bëhet përparim në zbatimin e planit të paqes për Gazën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com