Rreth 6.5 milionë euro të vjedhura. Kjo është shuma që grabitësit kanë marrë dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Shifra ka dalë nga burime zyrtare të tre bankave të deklaruara për emisionin “Opinion”.
Dy ditë pas grabitjes policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Operacioni për gjetjen e tyre është zhvendosur mes Krujës dhe Fushë-Krujës, pasi policia ka dyshime se ata mund të fshihen në këtë zonë.
Prokuroria thotë se ka rihapur dosjet e pezulluara për Admir Muratajn, i dyshuar edhe për 3 grabitje të tjera, por që çështja nuk u gjykua ndaj tij pasi ai rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Përveç grabitësve që shfaqen në kamera duke rrëmbyer disa milionë euro, Admir Murataj ka edhe bashkëpunëtorë të tjerë në sulmin e fundit të grabitjes./Opinion.al