Intervista e Dylan Farrow në Buzzfeed e dha menjëherë impaktin e dëshiruar te aktorët. Shumë prej tyre shprehën keqardhje dhe thanë se nëse do të ishin në dijeni, nuk do të kishin punuar kurrë me të.
Aktorët kanë përdorur rrjetet e tyre sociale për të shprehur pendesën. Madje protesta e disa prej tyre shkon më tutje, duke i refuzuar paratë e filmave nga Allen dhe duke i dhuruar për fondacione të ndryshme që mbrojnë viktimat e sulmeve seksuale.
Edhe pse Allen ishte në listën e meshkujve të akuzuar për abuzim seksual, ai nuk u sulmua aq shumë sa Harvey Weinstein dhe Kevis Spacey. Ndërsa kolegët e tij u përjashtuan nga projektet aktuale dhe kompanitë, Allen gëzon përfitimet e filmit të tij të fundit “Wonder Wheel”, i cili doli në kinema në muajin dhjetor. Ndërkohë një tjetër film i tij, “A Rainy Day in New York” del në vitin 2018. / Pergatiti: Elena Lika