Kronikë

Flasin 2 të plagosurit në Fushë-Krujë: I dhamë gaz makinës që të shpëtonim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 10/01/22 |
Opi Nion

Është zbardhur dëshmia e Gentian Bejtjes 40 vjeç dhe shokut të tij Klodian Stafuka,  të cilëve iu bë atentat mbrëmjen e djeshme në fshatin Larushkë, pranë Niklës në Fushë-Krujë.

Para hetuesve ata janë shprehur se nuk i kanë parë autorët.  “Ishim në Fushë-Krujë e po ktheheshim në shtëpi. Na doli në rrugë një makinë e zeze që qëlloi në drejtimin tonë. I dhamë makinës gaz që të shpëtonim nga plumbat. Nuk e pamë kush na qëlloi, vetëm dëgjuam breshërinë e plumbave. U shmangëm sa mundëm për të shpëtuar. Nuk i pamë kush ishin se dolën nga errësira e na qëlluan”, kanë deklaruar Bejtja e Stafuka.

Gentian Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë. Në vitin 2016, Bejtja i ka shpëtuar një atentati me eksploziv në makinë. Emri i Bejtjas është lidhur edhe me ngjarjen e vitit 2013, ku ai u akuzua bashkë me Enver Stafukën se vodhën makinën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Atentati ndodhi mbrëmjen e djeshme pranë një karburanti, ndërsa Bejtja e Stafuka ishin duke lëvizur me makinë, në momentin që janë qëlluar./Opinion.al

Pas