Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Flasim në zyrë”, drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin

2023/12/04 at 9:26 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Flasim në zyrë”, drejtori i spitalit Elbasan shtyn gazetarin që i tregon mbetjet e rrezikshme për komunitetin

Javët e fundit, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime dhe investigime për qendrat shëndetësore Shezë-Peqin dhe Shkozë. Mbetjet spitalore prodhoheshin nga këto qendra dhe grumbulloheshin nëpër ambiente publike duke përbërë rrezik për ambientin dhe komunitetin. Në denoncim i ri ka mbërritur në redaksinë tonë për hedhje të mbetjeve të rrezikshme spitalore në ambientet e territorit të jashtëm të Spitalit të Elbasanit.

“Stop” ishte atje dhe konstatoi age, shiringa, shishe qelqi, si dhe mbetje spitalore të prodhuara nga institucioni që duhet të sigurojë shëndetin. Mbetjet ishin në kazanë, pranë tyre dhe pas godinave të institucionit.

Disa prej mbetjeve spitalore, gazetari i emisionit i merr dhe ia tregon drejtorit të këtij spitali, Agron Gaxho, i cili bën sikur fton gazetarin në zyrë, por në fakt e shtyn dhe i thotë se nuk e di ku janë marrë këto mbetje.

Gazetari: Nga emisioni “Stop” vijmë. A mund të na thoni si i menaxhoni mbetjet?

Drejtori: Mënyra si erdhe njëherë…

Gazetari: Si gazetar.

Drejtori: Mund të flasim në zyrë? Mund të na bësh një letër?

Gazetari: Jo, letrat nuk i pranojmë. Nuk funksionojmë me letra i nderuar drejtues i këtij spitali…

Drejtori: Është një histori shumë e gjatë që edhe kështu siç po e trajton ti nuk trajtohet. Ti vjen më kape mua tani që unë qëllova këtu…

Gazetari: Unë këtë detyrë kam, të pres drejtuesin.

Drejtori: Hera e parë që përballem me këtë që ka problem.

Gazetari: Natyrisht sepse ne kemi bindjen që ju nuk keni dalë ndonjëherë nga territori i spitalit dhe nuk e dini se çfarë bëhet.

Drejtori: Hajde, m’i trego në zyrë.

Gazetari: I kemi marrë dhe këtu drejtor. I kemi marrë këtu drejtor. Kjo është mbetje e rrezikshme. Këtu keni dhe të tjera. Kemi 3 ditë që investigojmë dhe i gjithë territori i spitalit që ju drejtoni. Më thoni, si janë këto nëpër koshat e mbetjeve urbane?

Drejtori: Kjo nuk duhet të jetë.

Gazetari: E dimë që nuk duhet të jenë, por pse janë? A e dini që janë mbetje spitalore të rrezikshme dhe që ju duhet të mbani përgjegjësi sepse jeni drejtues?

Drejtori: Patjetër. Hajdeni në zyrë, bëni një letër.

Gazetari: Nuk është punë zyre kjo, të ftojmë nëpër kosha dhe aty ku e gjithë zona është e kontaminuar. A mund të vini ju lutem?

Menjëherë pas njoftimit të Policisë së Shtetit, në terren u paraqitën ekspertët, të cilët dokumentuan të gjitha provat e gjetura në ambientet e territorit të Spitalit të Elbasanit.

Megjithë lajmërimin e bërë zyrtarisht pranë Drejtorisë së Inspektoratit të Shëndetësisë Elbasan, inspektorët e këtij institucioni nuk u panë gjëkundi.

Ervin Meçe, administrator i “Eco Riciklim”, thotë, se kjo kompani ka kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin ka dhe një grafikë shërbimi dy herë në javë.

Ervin Meçe: Ne kemi një kontratë me spitalin e Elbasanit, me të cilin kemi një grafik shërbimi. Se çfarë bëhet në pavione apo në ambiente të tjera të spitalit të Elbasanit, nuk kemi as dijeni dhe as përgjegjësi për këtë pjesë. Sa herë që ka nevojë spitali, në dijeninë time, spitali i Elbasanit duhet të jetë 2 herë në javë. Pra, një herë në tre ditë, shkojmë e marrim e tërheqim mbetjet në spitalin e Elbasanit, mbase edhe me një frekuencë më të shkurtër.

Ndërkohë, në Prokurorinë e Elbasanit është ngritur një një grupi hetimor për këtë rast pas sinjalizimit nga gazetari i “Stop”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve që kanë hedhur këto mbetje, si dhe për dokumentimin ligjor të këtij rasti./ Tv Klan

Ju sugjerojmë

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
Bota

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

24 Dhjetor, 2025 8:09 pm
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Bota

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

24 Dhjetor, 2025 7:30 pm
Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
Bota

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

24 Dhjetor, 2025 6:40 pm
“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
Bota

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

24 Dhjetor, 2025 5:41 pm
PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit
Kryesore

PD kërkon mbledhje urgjente për Ballukun, i drejtohet Kryetarit të Kuvendit

24 Dhjetor, 2025 4:29 pm
Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese
Aktualitet

Kryepeshkop Joani uron besimtarët: Krishtlindja, rreze shprese

24 Dhjetor, 2025 4:15 pm
Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë
Aktualitet

Festat e fundvitit, radhë kilometrike në Kakavijë

24 Dhjetor, 2025 3:44 pm
Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën
Sport

Me pushime në Malin e Zi/ Futbollisti gjerman rrëzohet nga teleferiku, humbet jetën

24 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë
Aktualitet

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike ndajnë urimin e përbashkët për besimtarët shqiptarë

24 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar
Kronikë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Tiranë, 22 persona të arrestuar

24 Dhjetor, 2025 3:33 pm
Para
Përvetësoi paratë e qytetarit, kompania e sigurimit i prish marrëveshjen avokates

Përvetësoi paratë e qytetarit, kompania e sigurimit i prish marrëveshjen avokates

Caktohet data zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut! 100 ditë para qeveri teknike, do drejtohet nga një kryeministër shqiptar

Caktohet data zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut! 100 ditë para qeveri teknike, do drejtohet nga një kryeministër shqiptar

VIDEO/ Detaji që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademit

VIDEO/ Detaji që tradhtoi Naim Murselin në varrimin e Liridona Ademit

TE FUNDIT

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, Sea Watch: 116 të vdekur, vetëm një i mbijetuar
24 Dhjetor, 2025

Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në Mesdhe. Të paktën 116 emigrantë kanë humbur jetën pas mbytjes së një mjetit të...

Lexo më shumë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë

Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
24 Dhjetor, 2025

Rusia planifikon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë në dekadën e ardhshme për të furnizuar programin e saj hapësinor hënor dhe...

Lexo më shumë

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje

Papa Leoni kërkon 24 orë paqe në Ukrainë për Krishtlindje
24 Dhjetor, 2025

Papa Leoni XIV u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të paktën në ditën e Krishtlindjes, të respektohet një ditë...

Lexo më shumë

Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi dhe shtrëngimi

“Kryqëzohet” Macron, mbajti një ceremoni hebraike në Pallatin Elize
24 Dhjetor, 2025

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar masat e kufizimit të vizave të vendosura nga SHBA-ja ndaj ish-komisionerit të BE-së, Thierry...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com