Flamurtari nuk di të ndalet në Kategorinë e Parë. Vlonjatët, regjistruan fitoren e nëntë radhazi, pasi mposhtën Lushnjën me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 10-të.
Sukses tejet i rëndësishëm për kuqezinjtë, që mbajnë vendin e parë në renditje me 27 pikë, 2 më shumë se Vora.
Sa i përket ndeshjes, Trashi zhbllokoi takimin në minutën e 15-të, me një supergol nga jashtë zone.
Lagunarët barazuan shifrat në minutën e 80-të, me Kaçanollin. Fundi ishte dramatik, me Lushnjën që mbeti me 10 lojtarë në minutën e 93-të, pasi Korreshi u ndëshkua me të kuq.
Në superioritet numerik, vlonjatët u hodhën në sulm dhe gjetën golin e fitores me Atandën në minutën e 98-të.
Pas kësaj humbje, Lushnja mban vendin e shtatë në renditje me 12 pikë.