Ditën e djeshme Xherdan Shaqiri postoi në faqen e vet në Facebook një foto të këpucëve të tij, duke reklamuar markën Nike, por ndërkohë ra në sy fakti që në secilën këpucë kishte flamurin e Kosovës dhe të Zvicrës, por mungonte flamuri shqiptar, ndryshe nga pak kohë më parë.
Një detaj i tillë nuk kaloi pa rënë në sy, duke ngjallur shumë debate në rrjetet sociale dhe në të është përfshirë edhe Rei Manaj, ndonëse pa deklaruar asgjë . Sot në faqen e vet zyrtare Manaj ka postuar thuajse të njëjtën foto si Shaqiri, por vetëm me një ndryshim pasi në këpucët e tij është edhe flamuri shqiptar.
Këpucët e Manaj
Këpucët e Xherdan Shaqirit