Një numër më i madh protestuesish, në krahasim me një ditë më parë, janë grumbulluar të mërkurën në komunën e Zveçanit.
Situata duket e qetë dhe në mesin e protestuesve ka një numër të madh të të punësuarve në institucionet që punojnë në sistemin e Serbisë.
Po ashtu mëngjesin e sotëm mes protestuesve është shpalosur një flamur gjigand i Serbisë.
Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Zveçanit, Sërgjan Millosavleviç, përsëriti kërkesat e protestuesve që lidhen me tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës dhe të kryetarëve shqiptarë nga komunat me shumicë serbe në veri./Opinion.al