Aktualitet

Flamuj dhe këpucë, të rinjtë e opozitës protestojnë para Parlamentit


               Publikuar në : 10:36 - 25/04/19 |
b.f

Në një kohë kur opozita do të protestojë pasditen e sotme në akset kryesore të vendit, forumet rinore kanë zgjedhur të bëjnë një protestë simbolike përballë Parlamentit.

Në këtë tubim protestuesit kanë marrë me vete nga një palë këpucë të të rinjve të cilët janë larguar nga Shqipëria. Ata i kanë vendosur përpara hyrjes së Parlamentit, së bashku me flamuj të vendeve europiane.

“Si asnjëherë më parë, Shqipëria është përballur me një numër të madh azilkërkuesish dhe emigrantësh. Të rinjtë, nuk kanë mundësi punësimi dhe as të përballojnë tarifat e arsimimit, ne kemi sjellë nga një palë këpucë të miqve dhe familjarëve që kanë ikur nga vendi. Çdo shqiptar e ka një histori të tillë, ka një familjar apo mik që është larguar nga vendi. Në këtë vend i është vrarë shpresa të rinjve”, ka thënë Belind Këlliçi, kreu i FRPD./Opinion.al

Pas