Katër banesa janë djegur në fshatin Sheqeras të Korçës, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. Fatmirësisht, banorët kanë mundur të dalin nga banesat pa u lënduar. Si pasojë e zjarrit në mëngjesin e ditës së sotme, ndërtesat kanë pësuar dëme të shumta materiale.