Dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia pasi akuzohen për zjarrvënie të qëllimshme në kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës.
Zjarri ka përfshirë kullotat poshtë fshatit duke dëmtuar zonën që shërben për bagëtitë në këtë zonë. Deri më tani mësohet të jenë djegur 1 hektarë kullotë. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve./ Opinion.al