Aktualitet

“Flakët e ferrit” vijnë sërish


               Publikuar në : 10:53 - 22/07/19 |
el ida

Masat ajrore të nxehta nga shkretëtirat e Afrikës kanë pushtuar sërish kontinentin e Europës.

Në pjesën më të madhe të Mesdheut, si dhe në Portugali, Spanjë dhe Francë, ndikimi i masave ajrore të thata është ndjerë që mesditën e djeshme, dhe termometri ka shënuar vlera nga 38°C në mbi 40°C.

Por, duket se situata do të agravohet pasi parashikohet që kjo javë për disa zona specifike të Europës Jugore, i nxehti të jetë përvëlues. Për disa ditë me radhë, edhe përtej muajit korrik, pritet të përballemi me temperatura përvëluese jo vetëm për Gadishullin Iberik, Francë apo rajonin e Mesdheut, por edhe në zonat qendrore të Europës dhe deri lart, në skajin verior të Europës.

As Shqipëria, nuk do të shpëtojë nga ky i nxehtë, pasi që prej ditës së sotme parashikohet të përjetojmë ditë të nxehta dhe akoma shumë më të nxehta pritet të jenë deri në fund të korrikut./Opinion.al

Pas