Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flakë dhe turistë: Vlora dhe shfaqja e trishtë e plehrave

2024/07/29 at 3:09 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Flakë dhe turistë: Vlora dhe shfaqja e trishtë e plehrave

Nga Ornela Çuçi


Vlora, qyteti që duhet të ishte simboli i investimeve qeveritare për turizmin në 11 vitet e fundit, është kthyer në arenën e një katastrofe mjedisore të dirigjuar nga autoritetet. Djegia ilegale e mbetjeve, në një venddepozitim po aq ilegal, po merr përmasa shqetësuese, duke u përsëritur për të disatin vit radhazi.

Kjo nuk është vetëm emergjencë mjedisore. As thjesht një pakujdesi. Është mosmenaxhim i organizuar i të gjithë organeve vendore në Vlorë, qeverisë qendrore dhe organeve ligjzbatuese, të cilat kanë pjesën e tyre të papërgjegjshmërisë gjithashtu.

Kjo sepse vërtet asetet publike nën hetim sekuestrohen (siç e kërkon ligji) por kjo nuk mund të bëhet në mënyrë amatore duke e lënë pronën në mëshirë të fatit. Veprat fundore të menaxhimit të mbetjeve në vend (incenetaratorë dhe landfillë), janë objekte me rëndësi madhore në nivel kombëtar.

Pavarësisht se çfarë po digjet (mbetje të përziera urbane, plastikë, apo produkte të “riciklimit”), djegia e mbetjeve krijon dhe/ose lëshon përvec gazeve të karbonit, kimikate dhe ndotës të dëmshëm, duke përfshirë:

Ndotës të ajrit si grimcat e imëta, të cilat shkaktojnë sëmundje të mushkërive dhe të zemrës;

Metale të rënda si plumbi dhe merkuri, që shkaktojnë sëmundje neurologjike;

Kimikate toksike si PFAS dhe dioksinat, që shkaktojnë kancer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Sa herë shoh pamje nga Vlora e ditëve të fundit, veç dhimbjes për këtë pasuri që shkon dëm më vjen ndërmend ky përkufizimi Organizatës Botërore të Shëndetit.

Në Vlorë, qytetin që do të duhej të ishte sot krenaria e investimeve të qeverisë në 11 vitet e fundit, turisti dhe qytetari I Vlorës, përballer me një katastrofë mjedisore të menaxhuar pa kujdes nga autoritetet. Djegia ilegale e mbetjeve në një venddepozitimi illegal, ka marrë përmasa shqetësuese, të përsëritura, për të disatin vit radhazi. Por, për autoritetet lokale, ky duket të jetë thjesht një tjetër episod i një shfaqjeje të vazhdueshme të vandalizmit të kushedi cilit të ikur në drejtimin e paditur, teksa autoritetet e ndjekin pas.

Në fakt, kjo është vetëm indiferencë dhe papërgjegjshmëri e autoriteteve. Andaj i nderuar kryetar i Bashkisë, përpara se të dalësh të kërkosh autorin në drejtim të paditur, konsidero se Ligji i Mbetjeve, neni 21, pika 16 ju njeh juve personalisht përgjegjës për menaxhimin dhe administrimin e mbetjeve që krijohen në territorin e njësisë ku ushtroni detyrën. Shtoji gjithashtu kësaj pike edhe faktin që djegia e mbetjeve është krim mjedisor, e krimet mjedisore tashmë janë pjesë e kodit penal.

Për ministrinë përgjegjëse, heshtja për këtë çështje është dëshmia më e mirë e dështimit të saj. Menaxhimi i sektorit nuk është vetëm disa foto si gjeli majë plehut gjatë aksioneve kooperativiste pa doreza; sepse duket qartë që sektori është në kolaps përveç fotove të propagandës. Edhe pse në fakt kolapsi ende nuk është shfaqur plotësisht ndërsa ministria e turizmit “hedh valle” rreth mbeturinave që digjen në Vlorë.

Në të gjithë këtë amulli informacioni, prej mediave nga njëra anë dhe tymit që po u merr frymen nga ana tjetër, qytetarët duhet të dinë se ky është një problem i trashëguar që mesa duket do të duhet ta kenë aty për edhe shumë kohë të gjatë.

Analizat e kryera gjatë viteve 2016-2017 evidentuan nevojën për një landfill në fshatin Sherishtë, jug të qarkut të Vlorës, me kushte optimale sanitare. Puna filloi me bujë, dhe në qershor të vitit 2021 duhej të ishte inauguruar.

Por, për shkak të problemeve komplekse, përfshirë sekuestrimin, ky landfill pothuajse i përfunduar asnjëherë nuk u vu në punë. Kredia e marrë nga KFW do të paguhet gjatë nga qytetarët shqiptarë, ndërsa landfilli që nuk ka punuar asnjë ditë ka nisur të amortizohet. Askush nuk e di se kur do të mund të fillojë punën ky landfill. Askush ende nuk e di nëse ky landfill do të ketë fatin e dëshpëruar të inceneratorit të Fierit apo edhe më keq, mosmenaxhimin e plotë të inceneratorit të Elbasanit.

Po ku shkojnë mbetjet e Vlorës ndërkohë?

Në një venddepozitim illegal 12.6 ha. Ky që po digjet aktualisht, është një venddepozitim që nuk ka asnjë vendim funksionimi as nga Këshilli Bashkiak, asnjëherë. Nuk ka leje mjedisore. Në vitin 2015 është propozuar për herë të parë për mbyllje të menjëhershme. Në vitin 2018, aty depozitoheshin rreth 140 ton/ditë, sipas raportit të prodhuar atë vit nga ministria e mjedisit. Në këtë raport, vendimi I marrë nga grupi I inxhinierëve lokalë, autoriteve përgjegjëse dhe supervizorëve zvicerianë, specifikohet se ky venddepozitim “duhet mbyllur dhe të rehabilitohet zona përrreth, sepse ndodhet pranë zonave të banuara dhe I ka tejkaluar kapacitete shfrytëzuese”. Sot, llogaritë mund t’i bëjë çdonjëri prej nesh, 6 vjet më vonë dhe t’I shtojë shifrat e turistëve që shtohen çdo vit në vend. Sidomos në Vlorë.

Bashkia i ka depozituar legalisht në këtë venddepozitim illegal mbetjet, përherë. Pa marrë asnjë masë mbrojtëse për to. As shkarkues gazi, as menaxhim mbrojtës 24 orë, 7 ditë jave, as rrethim të plotë, as shkarkim në ujrat nëntokësorë. Hiçgjë!

Nuk ka nevojë t’u vësh zjarrin mbetjeve, se ato marrin zjarr edhe vetë në këto temperatura. Por, mbetjet në këtë venddepozitim illegal aty afër fushës së Aviacionit në Vlorë, aq afër zonave të banuara, digjen sepse duhet të lirojnë vend që të depozitohen edhe të tjera.

Se aq vend ka. Venddepozitim illegal është ky.

Nuk ka qeliza landfilli, as gropë shtesë, as mirëmenaxhim. Kap e hidh! T’i heqim nga qyteti se i bëjnë foto turistët e dalin keq autoritetet. Ia heqim nga para syve dhe ia fusim në mushkëri. Askush nuk e kupton këtë, sepse Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka asnjë të dhënë se sa ndikon ndotja në sëmundjet e popullsisë.

Në këtë skenë të çuditshme, ku djegia e mbetjeve shndërrohet në një performancë të zymtë, banorët e Vlorës janë spektatorët e pafajshëm. Vuajtësit e përhershëm dhe ata që paguajnë për këtë papërgjegjshmëri. Indiferenca e autoriteteve, heshjta e opinionit vlonjat janë çudia që shoqëron rënien e turizmit në një nga vendet më potenciale të turizmit në Shqipëri.

Vlora nuk është dhe nuk mund të përdoret si fasandë për videot e propagandës qeveritare që nuk shet asgjë veç suksesit imagjinar të ministres së turizmit dhe qeverisë.



Ju sugjerojmë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
Aktualitet

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

19 Qershor, 2025 3:10 pm
Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
Bota

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

19 Qershor, 2025 2:59 pm
Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
Bota

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

19 Qershor, 2025 2:56 pm
Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
Aktualitet

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

19 Qershor, 2025 2:49 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

“Kam vëllanë në Ministri”/Mashtroi për vend pune, SPAK:1 vit burg për Dritan Lleshin

19 Qershor, 2025 2:35 pm
I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…
Aktualitet

I dehur në makinë, deputeti i PD-së pranon ngjarjen në GJKKO/SPAK kërkon dënimin…

19 Qershor, 2025 2:20 pm
“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë
Aktualitet

“Nuk ka filluar të flasë laptopi”/ Berisha: Nesër, lajm të veçantë

19 Qershor, 2025 1:57 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

Mungoi në publik për disa ditë/ Sali Berisha flet për gjendjen e tij shëndetësore..

19 Qershor, 2025 1:56 pm
“S’ka moshë mbrojtja e së vërtetës”/Berisha:30 vite në politikë, por ky është mision
Aktualitet

Rinumërimi i votave/Berisha: Procesi, jo kërkesë primare e PD! Mbështesim kandidatët

19 Qershor, 2025 1:44 pm
VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë
Aktualitet

VIDEO: Pranë plazhit, merr flakë pylli i Sodës në Vlorë

19 Qershor, 2025 1:37 pm
Para
Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Vuçiç: Serbia dhe Rusia do të shënojnë së bashku përvjetorin e çlirimit të Beogradit

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve

Ashpërsohet gara presidenciale në SHBA, 100 ditë para zgjedhjeve

Amnisti në kohë lufte, të burgosurit ukrainas gati të luftojnë për lirinë e vendit të tyre

Amnisti në kohë lufte, të burgosurit ukrainas gati të luftojnë për lirinë e vendit të tyre
















TE FUNDIT

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë

Merret vendimi/ Dënohet me burg deputeti Qani Xhafa, i konvertohet në gjobë
19 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme dënoi me 9 muaj burg deputetin e Partisë Demokratike, Qani Xhafa, për drejtimin e mjetit në mënyrë...

Lexo më shumë

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!

Deklarata e fortë e ministrit izraelit Katz: Khamenei s’duhet të mbetet gjallë!
19 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz ka bërë sërish një deklaratë të fortë për liderin suprem të Iranit, Ajatollah...

Lexo më shumë

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?

Si po shpërndan Rusia propagandë në gjuhën shqipe?
19 Qershor, 2025

Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në gjuhë të ndryshme, tash e...

Lexo më shumë

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit

Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
19 Qershor, 2025

Mbledhja dy ditore e Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë e mbajtur në Strasburg është mbyll me apelin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com