Sport

FK Tirana me trajner të ri, prezantohet Orges Shehi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 27/01/21 |
Semiljana Azizi

Orges Shehi do të jetë trajneri i ri i FK Tiranës.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme teksa Shehi u shfaq para mediave ku foli për herë të parë si trajneri i Tiranës. Tekniku durrsak theksoi nuk i frikësohet presionit dhe situatës jo të mirë që po kalojnë kampionët e Shqipërisë.

Ai pranoi se mbështet politikën e klubi për promovimin e futbollistëve në kampionate të huaja. Edhe pse në karrierën si portier ka qenë kundërshtar i fortë i Tiranës, Shehi shprehet se kjo gjë nuk e pengon pasi në karrierë ka luajtur me 7 klube të ndryshme.

Ndërkaq, kujtojmë se ish-trajneri Nevil Deda e la klubin bardhëeblu vetëm pak minuta para ndeshjeskundër Laçit për javën e 16-të të Superligës.

Deda është larguar nga pankina e skuadrës pas mosmarrëveshjeve me presidentin e klubit Refik Halili./Opinion.al

Pas