Lidhja, ndarja, shtatzënia, lindja e më pas konflikti fizik me ish-partnerin e kanë shndërruar Fjolla Morinën në një personazh për vitin që lamë pas.
Në një prononcim dhënë për “Bluetooth”, këngëtarja kosovare thotë se, “nuk merrem më me atë çështje, sepse nuk ia vlen. As nuk kam ndërmend për padi dhe asgjë të tillë, për mua është një kapitull i mbyllur”, ka thënë bukuroshja.
Ndërkaq, ajo po përgatit klipin e radhës, që duke njohur natyrën e saj, e dimë që bëhet fjalë për diçka shumë seksi.