Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi që tronditi sallën e PE, eurodeputeti: Ju nuk jeni në rregull, bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë

2018/02/23 at 8:07 PM
në Bota
Kohë leximi: 3 min
A A
Fjalimi që tronditi sallën e PE, eurodeputeti: Ju nuk jeni në rregull, bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë

Eurodeputeti italian, Matteo Salvini, ‘i ka bërë për një lek’, drejtuesit e Parlamentit Europian në seancën e së mërkurës së shkuar.


Ai i drejtohet italianit tjetër, David Sassoli dhe zyrtarëve të tjerë që ndodheshin pranë tij, duke u thënë se ‘nuk jeni në rregull nga trutë e kokës’ dhe se ‘duhet të kuroheni nga mjekë shumë të zotë’.

Në fjalën e tij Salvini fshikullon drejtuesit e PE-së lidhur me temën e debatit në seancë për ngacmimet në Facebook dhe Fake News, ndërkohë që rendit një mori problemesh me të cilat përballet Europa siç janë papunësia, ‘pushtimi’ nga emigrantët e rreziku nga terrorizmi islamik.

Video e fjalimit të Salvini-t ka pasur një shikueshmëri rekord në rrjetet sociale me më shumë se 5 milionë të tilla brenda dy ditësh.

Multimiliaderi Soros u ka shpallur luftë të hapur mediave sociale dhe Facebook kohët e fundit, duke i emërtuar si ‘manipulative’ dhe ndikuese në proceset zgjedhore nëpër botë.

Debati i plotë

Salvini: Faleminderit zoti president. Ju kërkoj ndjesë atyre që më ndjekin nga shtëpia, i kërkoj ndjesë publikut për këto lloj deliresh. Sipas meje nuk jeni në rregull. Janë rreth 20 milionë të papunë në Europë, është terrorizmi islamik, është një emigracion jashtë kontrollit, dhe ju me çfarë e angazhoni Parlamentin Europian këtë të mërkurë pasdite. Me hakërrimet në Facebook, me Fake News. Ju duhet të kuroheni nga një mjek shumë i zoti. Unë do të doja të dija nëse…

Sassoli: I nderuar, i nderuar, zoti Salvini.

Salvini: Kujdes juve sipër se mund t’ju nxjerrin jashtë nëse duartrokisni, kështu që bëni kujdes.

Sassoli: I nderuar Salvini, më falni.

Salvini: Mund të vijoj.

Sassoli: Jo, duhet të më dëgjoni. Dhe duhet të jeni respektues jo vetëm ndaj vendimit të një parlamenti, që në mënyrë demokratike ka vendosur që të diskutojë lidhur me këto tema, por edhe ndaj kolegëve që janë të pranishëm.

Salvini: Unë thjesht po them se nuk jeni në rregull, a mund ta përmbyll atë që nisa.

Sassoli: I nderuar Salvini, ju ftoj që të jeni i kujdesshëm me fjalorin që përdorni. Faleminderit.

Salvini: Atëherë, nuk ma ndjen fare për këtë kërcënim, pasi për popullin europian të jesh kundër terrorizmit islamik të bën islamofob, të jesh kundër adoptimeve të fëmijëve nga çifet gay të bën homofob, të mbyllësh kampet e refugjatëve për të ndalur pushtimin nga klandestinët të bën racist, jo në fakt do të thotë të jesh pozitiv. Do të thotë të jesh njeri i lirë. Po ju vete shumë keq. Nuk po arrini më t’i blini mendjet e njerëzve, të kontrolloni gazetat, televizionet, radiot, në Britaninë e Madhe votuan siç ua deshi qejfi, në SHBA po kështu, në Itali votuan gjithashtu siç deshën, dhe ju po çmendeni dhe çfarë bëni ju, merreni me shakatë në Facebook, shakatë në internet, një milion, 5 milionë, 50 milionë. Shpikni Ministrinë e së Vertetës të George Orwell, Ministrinë e Propagandës. Unë pres që Parlamenti Europian, të paguajë Policinë për Psikikën, për të hetuar krimet psikike të atyre që nuk i nënshtrohen mendimit unik dhe monedhës së përbashkët. Mund të shpikni gjithçka doni, por e vetmja gjë që mund të bëni është të bëni gati valixhet dhe të shkoni të kërkoni një punë të vërtetë sepse lirinë nuk e ndalon dot askush as këtu dhe as në ndonjë vend tjetër. Faleminderit dhe rroftë rrjeti, rroftë Facebook./hashtag.al

Etiketa: eurodeputetifjalimi spektakolarPE


Ju sugjerojmë

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
Bota

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

2 Qershor, 2025 3:24 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

2 Qershor, 2025 3:12 pm
Rritet sërish çmimi i naftës në tregun global/ OPEC+: Do rritet prodhimi në korrik
Bota

Rritet sërish çmimi i naftës në tregun global/ OPEC+: Do rritet prodhimi në korrik

2 Qershor, 2025 1:14 pm
Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët
Bota

Ish-astronauti amerikan:Misionet hapësinore me Rusinë,si të bashkëpunosh me nazistët

2 Qershor, 2025 12:13 pm
Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve
Bota

Ukraina dhe Rusia zhvillojnë bisedime në Stamboll me gjithë intensifikimin e sulmeve

2 Qershor, 2025 10:55 am
Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah
Bota

Situata në Gaza/ Dëshmitarët kundërshtojnë versionin izraelit për masakrën në Rafah

2 Qershor, 2025 10:12 am
Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll
Bota

Sulm i fortë i Ukrainës para bisedimeve në Stamboll

2 Qershor, 2025 9:12 am
Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?
Bota

Çfarë efekti ka ashpërsimi i kontrolleve në kufijtë gjermanë?

2 Qershor, 2025 8:50 am
Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave
Bota

Zgjedhjet në Poloni: Fiton sovranisti Karol Nawrocki me 50.89% të votave

2 Qershor, 2025 8:28 am
Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
Bota

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

1 Qershor, 2025 10:42 pm
Para
Prokuroria e Përgjithshme reagon për rastin e Llallës

DASH: Llalla i korruptuar, kemi prova të forta

Grabitja e pronave në Spille, Gjykata jep masat për 10 të akuzuarit

Grabitja e pronave në Spille, Gjykata jep masat për 10 të akuzuarit

Jay Z pranon tradhtinë dhe plagët që i ka shkaktuar gruas së tij Beyonce: Terapia na ndihmoi të mos divorcohemi

Wow! Një lajm i madh nga Beyonce dhe Jayz

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre

Prokuroria e Elbasanit çon në gjyq 6 policë për korrupsion e shpërdorim detyre
2 Qershor, 2025

Prokuroria e Elbasanit dërgoi në gjyq gjashtë punonjës policie për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre. Në përfundim të hetimeve, autoritetet...

Lexo më shumë

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell

Video/ “Zgjohet” vullkani Etna, tymi i zi ‘vërshon’ në qiell
2 Qershor, 2025

Mbi vullkanin Etna, një re e dendur dhe e lartë disa kilometrash është ngritur, duke treguar aktivitet të shtuar shpërthimi....

Lexo më shumë

“Afatit” po i vjen fundi…por Trump nuk tërhiqet për tarifat

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
2 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë nuk tërhiqet! Këshilltarët e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, thonë se nuk dekurajohen nga vendimi...

Lexo më shumë

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti

Vuçiç pretendon se në Serbi pati tentim për grusht shteti
2 Qershor, 2025

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se shteti që udhëheq ai është përballur me “tentim të organizuar mirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com