Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalimi i Hugo për shkatërrimin e mjerimit në Asamblenë Kombëtare Franceze

2021/04/14 at 11:03 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Fjalimi i Hugo për shkatërrimin e mjerimit në Asamblenë Kombëtare Franceze

Nga Aurenc Bebja, Francë – 14 Prill 2021


 “Le Moniteur Universel” ka botuar, të martën e 10 korrikut 1849, në faqen n°5, fjalimin e Victor Hugo në mbështetje të propozimit të Armand de Melun për të ngritur një komitet për “përgatitjen e ligjeve në lidhje me mirëqenien dhe ndihmën publike” më qëllim shkatërrimin e mjerimit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

… Zotërinj, unë nuk jam nga ata që besojnë se vuajtjet mund të zhduken në këtë botë, vuajtjet janë një ligj hyjnor, por unë jam një nga ata që mendojnë dhe pohojnë se dikush mund të shkatërrojë mjerimin. (Ankesa – Mohime të dhunshme në të djathtë).

 Zotërinj, ta bëni mirë dallimin,  nuk them ta zvogëlojmë, ta dobësojmë, ta kufizojmë, të limitojmë, them ta shkatërrojmë. (Pëshpëritje të reja në të djathtë). Mjerimi është një sëmundje e trupit shoqëror ashtu si lebra ishte një sëmundje e trupit njerëzor; mjerimi mund të zhduket ashtu siç është zhdukur lebra. (Po, po! Në të majtë). Shkatërrimi i mjerimit! Po, është i mundur! Ligjvënësit dhe qeveritarët duhet të vazhdojnë të mendojnë për këtë në mënyrë të pareshtur; sepse, në një çështje të tillë, për sa kohë që e mundshmja nuk është fakt, detyra nuk është përmbushur. (Ndjenjë e përgjithshme)

 Mjerimi, zotërinj, unë po hyj në zemër të çështjes këtu, doni të dini se ku është, mjerimi? A doni të dini se sa larg mund të shkojë, sa larg shkon, unë nuk them në Irlandë, nuk them në Mesjetë, them në Francë, them në Paris dhe në kohën që jetojmë ne? A doni fakte?

 Ka në Paris (oratori ndalet).

 Zoti im, unë nuk hezitoj t’i citoj ato, këto fakte. Ata janë të trishta, por të nevojshme për t’u thënë; dhe shikoni, nëse duhet të them mendimin tim, unë do të doja që ai të largohej nga kjo asamble dhe nëse është e nevojshme do të bëj propozimin zyrtar, një hetim të madh dhe solemn të situatës së vërtetë të klasave punëtore dhe vuajtëse në Francë. Do të doja që të gjitha faktet të dilnin në dritë. Si doni të shërojmë sëmundjen nëse nuk hetojmë plagët? (Shumë mirë! shumë mirë!)

 Ja këto janë fakte:

 Ka në Paris, në këto periferi të Parisit që era e trazirave ngrinte dikur kaq lehtë, ka rrugë, shtëpi, kanalizime, ku familje, familje të tëra, jetojnë grumbull, burra, gra, vajza të reja, fëmijë, duke mos pasur shtretër, pa batanije, gati sa thashë për rroba, asgjë tjetër përveç grumbujve të infektuar të leckave të thartuara, të mbledhura në cep të rrugëve, një lloj plehu qyteti, ku krijesat njerëzore futen të gjalla për t’i shpëtuar të ftohtit të dimrit (Lëvizje).

 Ky është një fakt. Ja dhe të tjerë: Këto ditë të fundit, një njeri, Zoti im, një njeri i fushës letrare (intelektual), sepse mjerimi nuk kursen profesionet liberale më shumë se profesionet manuale, një njeri i pafat vdiq nga uria, fjalë për fjalë vdiq nga uria, dhe u gjet pas vdekjes së tij që ai nuk kishte ngrënë për gjashtë ditë. (Ndërprerje e gjatë) A doni diçka më të dhimbshme? Muajin e kaluar, gjatë përhapjes së kolerës, gjetëm një nënë dhe katër fëmijët e saj duke kërkuar ushqimin e tyre në mbeturinat e ndyra të varreve masive të Montfaucon! (Ndjesi)

 Epo, zotërinj, them se këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin; Unë them që shoqëria duhet të shpenzojë gjithë forcën, gjithë kujdesin, gjithë inteligjencën, gjithë vullnetin e saj, në mënyrë që gjëra të tilla të mos jenë! Unë them se fakte të tilla, në një vend të civilizuar, përfshijnë ndërgjegjen e të gjithë shoqërisë; si ndihem unë, që flas, bashkëpunëtor (fajtor) dhe ndihmës (Lëvizje), dhe se fakte të tilla nuk janë vetëm gabime ndaj njeriut, se janë krime kundër Zotit! (Ndjesi e zgjatur.)

 Kjo është arsyeja pse unë jam depërtuar, kjo është arsyeja pse unë do të doja të depërtoja në të gjithë ata që më dëgjojnë për rëndësinë e lartë të propozimit që u është parashtruar. Ky është vetëm një hap i parë, por është vendimtar. Unë do të doja që kjo asamble, shumicë dhe pakicë, sido që, nuk e di, unë nuk bëj dallime shumicë dhe pakicë për çështje të tilla; Unë do të doja që kjo asamble të ketë vetëm një shpirt për të ecur drejt këtij qëllimi të madh, këtij qëllimi madhështor, këtij qëllimi sublim, heqjes (zhdukjes) së mjerimit! (Bravo! Duartrokitje.)

 Dhe, zotërinj, unë nuk po drejtohem vetëm ndaj zemërgjerësisë suaj, por po drejtohem ndaj asaj që është më serioze në ndjenjat politike të një asambleje ligjvënësish! Dhe për këtë temë, një fjalë të fundit: Unë do të përfundoj me këtë.

 Zotërinj, siç ju thashë më herët, ju sapo keni forcuar me ndihmën e gardës kombëtare, ushtrisë dhe të gjitha forcave të gjalla të vendit edhe një herë shtetin e tronditur. Ju nuk u tkurrët nga asnjë rrezik, nuk hezituat para asnjë detyre. Ju shpëtuat shoqërinë e rregullt, qeverinë ligjore, institucionet, paqen publike, vetë civilizimin. Ju keni bërë një gjë të konsiderueshme… mirë! Ju nuk keni bërë asgjë! (Lëvizje)

 Ju nuk keni bërë asgjë, unë këmbëngul në këtë pikë, derisa rendi material i konfirmuar nuk ka për bazë rendin e konsoliduar moral! (Shumë mirë! Shumë mirë! Mbështetje unanime.) Ju nuk keni bërë asgjë ndërsa populli vuan! (Bravo në të majtë). Ju nuk keni bërë asgjë derisa poshtë jush një pjesë e njerëzve të jetë në dëshpërim! Ju nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që ata që janë në kulmin e moshës dhe që punojnë të jenë pa bukë! për sa kohë që ata që janë të moshuar dhe kanë punuar të jenë pa azil! për sa kohë që lodhja gllabëron fshatin, për sa kohë që po vdesim nga uria në qytetet tona (Lëvizje e zgjatur), për sa kohë që nuk ka ligje vëllazërore, ligje ungjillore që vijnë nga të gjitha anët për të ndihmuar familjet e varfra të ndershme, fshatarët e mirë, punëtorët e mirë, njerëzit e zemrës! (Brohoritje). Ju nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që fryma e revolucionit ka për ndihmëse vuajtjen e publikut! Ju nuk keni bërë asgjë, nuk keni bërë asgjë, për sa kohë që në këtë vepër shkatërruese dhe të errët, e cila vazhdon nën tokë, njeriu i lig ka si bashkëpunëtor fatal njeriun e palumtur!

 E shihni, zotërinj, e përsëris duke përfunduar, nuk i drejtohem vetëm bujarisë suaj, por mençurisë suaj dhe ju nxis të reflektoni mbi të. Zotërinj, mendoni për këtë, është anarkia ajo që hap humnerat, por është mjerimi që i zgjeron ato. (Është e vërtetë! Është e vërtetë!) Ju keni bërë ligje kundër anarkisë, tani bëni ligje kundër mjerimit! (Lëvizje të zgjatur në të gjitha stolat (karriget). – Oratori zbret nga foltorja (tribuna) dhe merr urime nga kolegët e tij).

 

 

 

 

 

Etiketa: Asamblenë Kombëtare Francezehugo


Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?
Bota

Pse Tony Blair do të luajë një rol kyç në rindërtimin e Rripit të Gazës?

30 Shtator, 2025 4:38 pm
Operacioni i SPAK kundër trafikut të emigrantëve, disa persona të arrestuar
Kronikë

SPAK dërgon në GJKKO kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, akuzat

30 Shtator, 2025 4:11 pm
Para
Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Fier

Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Fier

“Opinion”/ Kush bind më shumë, Rama apo Basha?

“Opinion”/ Kush bind më shumë, Rama apo Basha?

SPAK kërkon të rikthejë në burg mjekun Edvin Prifti
















TE FUNDIT

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
30 Shtator, 2025

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka njoftuar qytetarët e vet se nga data 12 tetor do të...

Lexo më shumë

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
30 Shtator, 2025

Sekretari Amerikan i Luftës, Pete Hegseth, kritikoi ashpër gjeneralët dhe nismat e diversitetit që ai tha se çuan në dekada...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com