Familja Dini është duke përjetuar një dhimbje të madhe që pas lajmit se djali i tyre 22 vjeçari, Ergi Dini humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas aksidentit fatal në afërsi të urës së Bllokut.
Motra e tij, Barbana Dini mes dhimbjes ka gjetur mundësi për të falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre, megjithëse për ta nuk ka ngushëllim.
Në një postim në Facebook ajo njofton se varrimi do të bëhet sot në orën 15:30 në qytetin e lindjes së Ergit, Shkodër.
“Faleminderit të gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim!Ju lajmëroj se varrimi bëhet në ora 15.30 në Shkodër!”.- shkruan ajo.