Ish- komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj ka thënë fjalët e para pas mbërritjës në aeroportion “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ai ka thënë, se shqiptarët duhet t’ia tregojnë vendin Serbisë për padrejtësisë e shumta që po i bënë me ta, raporton lajmi.net.
“Nuk i nënshtrohemi asnjë mekanizmi që burimin e ka në Beograd. Nuk jemi shumë trima, por një armiku si Serbia duhet t’ia tregojmë vendin”, ka thënë ai.
“Gjatë kësaj periudhe katër mujore shqiptari është tregu i zoti, si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Roli i Prishtinës zyrtare ka munguar. Autoritetet nuk e kanë treguar veten, kjo është për keqardhje”, ka thënë Haradinaj.
Haradianj ka falenderuar gjithë ata që kisht dalë ta presin dhe të gjithë ata që e kanë përkrahur gjatë gjithë kësaj kohe.
Në fund ai tha se nesër do të fillojë me punë.