Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalët e kota të Gjonajt dhe Markut

2019/05/13 at 1:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fjalët e kota të Gjonajt dhe Markut

Korrupsioni do të jetë kryefjala e punës së prokurorisë për vitin 2019. Të paktën kështu thuhet në rekomandimet që Këshilli i Ministrave i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme.


Më tepër për një show mediatik, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku kanë dalë këtë të hënë në një konferencë për mediat, për ato që do të bëhen.

“Nevojitet një përpjekje më e madhe nga prokurorët për të mbyllur më shpejt proceset hetimore në mënyrë të pavarur. Vështirësitë që has organi i akuzës janë në një fazë të avancuar. Për vitin në vazhdim, Këshilli i Ministrave ka miratuar rekomandimet për vitin 2019 në luftën kundër kriminalitetit”, do të theksonte ministrja.

Në fakt rekomandimet dhe ligjet e miratuara nga qeveria mbeten vetëm në letra e sa për të mbushur edicionet informative në media. Pak ditë më parë, kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Shkëlqim Ganaj pranoi dështimin e nismës për bilbil-fryrësit.

Pra e thënë troç spiunë për të raportuar korrupsionin ka, por ata nuk sinjalizojnë. Prej mesit të vitit 2016 në institucionet shtetërore me mbi 80 punonjës dhe subjektet private me mbi 100 punonjës janë ngritur njësi të posaçme për sinjalizimin e korrupsionit.

Raportet i dërgohen Inspektoratit të Lartë të Deklarimit te Pasurive, i cili më pas nëse i gjykon të drejta dyshimet dërgon çështjen në prokurori ose polici. Në 2018 janë 166 njësi raportuese në shtet dhe 446 në privat. Por Kryeinspektori i deklarimit të pasurive Shkëlqim Ganaj, tha megjithëse janë hartuar mbi 400 raporte, vetëm nga tre institucione shtetërore ka pasur sinjalizime për korrupsion, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Porti i Durrësit.

Përmes ligjit për sinjalizimet synohej forcimi i luftës ndaj korrupsionit dhe ulja e abuzimit me fondet publike. Madje për sinjalizuesit (bilbil-fryrësit siç njihen ndryshe) ofrohet dhe mbrojte nëse kërcënohen me vendin e punës.

Një tjetër pikë e konferencës mes Etilda Gjonaj dhe Arta Marku ishte lufta ndaj krimit të organizuar. Edhe këtu duket se mes qeverisë dhe prokurorisë ka dallime të forta. Në vetëm 48 orë dy atentate kanë ndodhur në Vlorë, një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në vend sipas zonjës Marku.

Personave që iu është bërë atentat kanë qenë më precedent penalë, ndërsa autoritetet ligjzbatuese për të dyja rastet vetëm sa konfirmojnë ngjarjen. Asgjë më shumë! Për të mos harruar deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “kriminelët të hanë kokën njëri me tjetrin”. Sipas kësaj logjike atëherë përse na duhen rekomandimet dhe prokuroria?/ Opinion.al

Etiketa: arta markuEtilda Gjonaj


Ju sugjerojmë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

1 Gusht, 2025 3:58 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA
Bota

Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA

1 Gusht, 2025 3:43 pm
Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës
Aktualitet

Tkurren kuotat në Universitetin e Tiranës

1 Gusht, 2025 3:41 pm
Kurti: I gatshëm të adresoj “në mënyrë të shpejtë” shqetësimet për dinarin
Rajoni

Kosova heq tarifën ndaj mallrave amerikane

1 Gusht, 2025 3:30 pm
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho
Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Kledian Llaho

1 Gusht, 2025 3:21 pm
Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë
Aktualitet

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së Renato Hoxhajt në Vlorë

1 Gusht, 2025 3:12 pm
Ministri i Brendshëm pret ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot
Aktualitet

Ministri i Brendshëm pret ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nick Abbot

1 Gusht, 2025 2:45 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Dosja “5D”, GJKKO rrëzon kërkesën e Redi Mollës për ndryshimin e masës së sigurisë

1 Gusht, 2025 2:32 pm
Para
Britney Spears në qendër rehabilitimi kundër dëshirës së saj

Britney Spears në qendër rehabilitimi kundër dëshirës së saj

Deputetja Hajdari: Fati i Saimir Tahirit s’mund të lihet në dorë të portaleve apo deputetëve

Rudina Hajdari flet për një “shumicë të heshtur” dhe ambasadorin e OSBE

“Babalja”/Salianji: Do kallëzoj penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit

“Babalja”/Salianji: Do kallëzoj penalisht drejtuesit e Policisë së Shtetit
















TE FUNDIT

Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje bizneseve: Hiqini vetë që mos merrni gjobë

“Program me AI për..”/ Rama: Territorin do ta kontrollojmë me dronë dhe satelitë
1 Gusht, 2025

31 korriku ishte afati i fundit për bizneset që të lironin vet hapsirat publike pranë rrugëve kryesore, ose në të...

Lexo më shumë

Zbulohet insekti gjigant në Australi

Zbulohet insekti gjigant në Australi
1 Gusht, 2025

Në një zonë të largët të pyjeve tropikale malore në Kuinslandin Verior (Queensland) në Australi, shkencëtarët kanë zbuluar një specie...

Lexo më shumë

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
1 Gusht, 2025

Një çorape që superylli i ndjerë i pop-it, Michael Jackson, kishte veshur gjatë një koncerti në Francë në vitet 1990, u...

Lexo më shumë

Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA

Përkeqësimi i luftës në Gaza, rrezik për sulme terroriste në SHBA
1 Gusht, 2025

Republikanët në SHBA kanë frikë se kriza Izrael-Gaza mund të shkaktojë një tjetër sulm terrorist në stilin e 11 shtatorit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com