Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fjalët e fundit të të dënuarve me pushkatim: Firmosëm çfarë na tha hetuesi

2018/12/06 at 6:00 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Fjalët e fundit të të dënuarve me pushkatim: Firmosëm çfarë na tha hetuesi
Në foto Agim Hakcani gjatë gjyqit si dhe faksimile nga fjala e fundit para pushkatimit e Nuri Allmuçës

Nga Kastriot Dervishi


Një ngjarje e ndodhur për arsye që kurrë nuk u morën vesh të gjitha dhe që mundet të kenë ndodhur ndoshta edhe për gabim njerëzor, u interpretua nga Sigurimi i Shtetit sikur kjo të ishte punë e një grupi të madh “armiqësor”. Të akuzuarit e kësaj çështjeje, ishin bashkuar me njëri – tjetrin, kishin formuar një organizatë dhe si përfundim kishin ndërmarrë aktin e helmimit të mbi 100 lopëve, duke synuar “minimin e pushtetit popullor”, ngjarje e ndodhur më 8 nëntor 1975. Lidhja më e shpejtë e këtij rasti ishte se nuk durohej që lopët e destinuara për të ngordhur të bënin këtë gjë pikërisht në 8 nëntorin e lavdishëm të Partisë së Punës, por duhej të kishin zgjedhur një datë tjetër.

Dihet se në të shumtën e rasteve procesi politik gjatë viteve të komunizmit montohej në hetuesi. Personi arrestohej dhe më pas kërkohej të dilnin provat. Kështu ka ndodhur me arrestimin e atij që mori emrin “grupi i Baldushkut”, që nga çdo pikëpamje vetëm grup apo organizatë nuk ishte. Hetuesit e çështjes kanë përgatitur vetë gjithçka, dhe kanë detyruar të akuzuarit të hedhin firmat në to. Kësisoj ky proces i montuar përfundoi me ekzekutimin e dy të dënuarve si dhe me vdekjen nga torturat e një vajze Emine Shimës.

Në komunikatën nr.268, datë 11.11.1975 të Ministrisë së Punëve të Brendshme thuhet se në kooperativën bujqësore të Baldushkut ishin helmuar rreth 100 krerë lopë, prej të cilave u therën forcërisht 12 kokë. Gjendja paraqitej e rëndë e në vend shkoi grupi operativ. Në këtë tekst, ministri ose zëvendësi i tij ka shkruar: “100 apo 204”, duke lënë të kuptohet se në informacione të tjera ishte thënë më shumë. Në komunikatën vijuese, nr.270 të datës 15.11.1975 thuhej se ishin ndaluar tre persona. Arrestimet ndryshuan linjë, u formuluan përsëri.

Aktakuza e këtij rasti, është një model i përkryer e mungesës së profesionalizmit që karakterizonte organin e hetimit të komunizmit që ishte thjesht një vegël e bindur e regjimit. Kjo aktakuzë herë të duket si fjalim kongresi e herë të duket si material ndihmës për format e edukimit apo edhe si buletin si të goditej armiku i klasës.

E gjitha ajo që ishte një hiç, formulohej frikshëm në këtë mënyrë:

“Kanë marrë pjesë në një organizatë kriminale kundër pushtetit popullor, kanë zhvilluar agjitacion e propagandë me qëllim minimin e pushtetit popullor dhe kanë kryer aktin e diversionit duke i shkaktuar një dëm ekonomisë socialiste në shumën 359.983,80 lekë, krime këto të parashikuara nga neni 70 dhe 73/1, në kombinimin me nenin 76 të Kodit Penal”.

Aktakuza u formulua më 7 dhjetor 1976 nga hetuesi Kosta Gazeli. Gjithçka është formuluar sikur kishim të bënim me ndonjë organizatë armiqësore.

Çështja është gjykuar fillimisht në Gjykatën Popullore të Tiranë më datat 24-31 janar. Me vendimin nr.39, datë 31.1.1977, gjykata i deklaroi fajtorë duke i dënuar:

1-Rifat Sadi Daja (1949), ndihmësmjek, arrestuar më 17.6.1976, dënuar me vdekje, pushkatim.
2-Nuri Iljaz Allmuça (1938), infermier, arrestuar më 16.11.1976, dënuar me vdekje, pushkatim.
3-Selman Haxhi Balla (1944), punëtor, arrestuar më 10.11.1976, dënuar me 22 vjet burg (vuajti 15 vjet e 2 muaj).
4-Bashkim Liman Allmuça (1950), mësues, arrestuar më 17.6.1976, dënuar me 14 vjet burg (vuajti 13 vjet, 9 muaj e 2 ditë).
5-Agim Mehmet Hakcani (1953), brigadier, arrestuar më 13.11.1976, dënuar me 21 vjet burg (vuajti 11 vjet).
6-Emine Muharrem Shima (mamie) (1952), arrestuar më 9.12.1975, dënuar me 15 vjet burg (vdiq më 14.1.1983 në burg).
7-Nadire Muharrem Shima (1955), punëtore, arrestuar më 9.12.1975, dënuar me 14 vjet burg (vuajti 10 vjet, 1 muaj e 4 ditë).
Akuzat ishin të gjitha për krijimin e një organizate kundër pushteti popullor, kryerja e diversionit dhe agjitacioni e propaganda.
u la në fuqi me vendimin nr.51, datë 19.2.1977 të Gjykatës së Lartë. Në përfundim, Presidiumi i Kuvendit Popullor ka refuzuar të falë jetën e dy të dënuarve.

Makina e Drejtorisë së Punëve të Brendshme Tiranë është nisur më 26 shkurt 1977 në “vendin e caktuar” për të ekzekutuar vendimin në fjalë. Ishin të njëjtët njerëz që ishin marrë me këto punë gjatë gjithë atyre viteve. Nëse dikush imagjinon pushkatime të llojit me togë pushkatimi, ta harrojë këtë skemë. Ekzekutimi kryhej me pistoletë në kokë nga një person. Në këtë rast, nga dy persona sepse ishin dy të tillë.

Të pafajshmit e destinuar për të vdekur kanë thënë fjalën e tyre të fundit, fjalë në të cilën tregohet më së miri falsiteti i këtij procesi. Ndër të tjera, të pushkatuarit thanë:

-Refat Daja: “Nuk ka bërë asgjë. Për aktin e helmimit të lopëve nuk kam dijeni. Unë vdes i bindur se për një vit apo dy vjet do të dalë e vërteta dhe do të vërtetohet se unë nuk kam bërë asgjë. Mbasi të dalë kjo, kërkoj që familjes time t’i hiqet njolla si familje tradhtarësh…”.

-Nuri Allmuça: “Nuk kam bërë asgjë. Për helmimin e lopëve nuk kam dijeni. Unë pranova fajin dhe mora përsipër helmimin e lopëve. Më mashtruan në hetuesi…”.

Këto janë esenca e fjalëve të fundit të dy të njerëzve të dënuar për një faj të pakryer.

Të pranishëm në ekzekutim ishin: Prokurori Andon Çerepi, hetuesit Dilaver Bengasi e Sali Bundo, referenti Zija Çela, mjeku Bujar Shkaba.

 

Etiketa: fjalet e fundithetuesikastriot dervishinenshkruam


Ju sugjerojmë

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Defender Experience nga Mektrin:Një aventurë ekskluzive në zemër të alpeve shqiptare
Aktualitet

Defender Experience nga Mektrin:Një aventurë ekskluzive në zemër të alpeve shqiptare

25 Qershor, 2026 6:51 pm
Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Shqipëria shpall “person të padëshiruar” Ikball Hudutin, zbulohet arsyeja

25 Qershor, 2026 2:32 pm
Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE
Aktualitet

Rama publikon pamje nga Vlora: E denjë për Shqipërinë 2030 në BE

25 Qershor, 2026 2:22 pm
Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian
Aktualitet

Mori pjesë në protestën në Tiranë, Rama i nxjerr foton me ish-presidentin iranian

25 Qershor, 2026 11:37 am
Helmohen sërish 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

Helmohen 60 kursantë të Akademisë së Sigurisë, nis hetimi

25 Qershor, 2026 11:14 am
Para
Protesta e studentëve kalon kufijtë, shkruajnë edhe mediat e huaja

Protesta e studentëve kalon kufijtë, shkruajnë edhe mediat e huaja

Përcaktohet mosha, ja kur nis ekzaktësisht pleqëria!

Përcaktohet mosha, ja kur nis ekzaktësisht pleqëria!

Profesori i historisë gjen sallën e studentëve bosh: Ja çfarë shkruan

Profesori i historisë gjen sallën e studentëve bosh: Ja çfarë shkruan
















TE FUNDIT

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
26 Qershor, 2026

55 persona humbën jetën në Francë nga nxehtësia rekord, tha ministrja e Sportit, Marina Ferrari për transmetuesin Franceinfo. Qeveria ka...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
26 Qershor, 2026

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren Anna La Rosa të agjencisë italiane Italpress, kryeministri Edi Rama foli për temat kryesore që dominojnë debatin...

Lexo më shumë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
26 Qershor, 2026

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja ku mbeti i vrarë shoferi Andi...

Lexo më shumë

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
26 Qershor, 2026

Udhëheqësi i Hezbollahut, Sheikh Naim Qassem, ka deklaruar se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez “pa kushte”, duke e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}