Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituesit dhe humbësit ekonomikë pas triumfit të Donald Trump

2024/11/11 at 8:22 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Trump: Nëse zgjidhem president, për dy sekonda do të shkarkoj nga detyra…

Ndërsa Donald Trump rikthehet si presidenti i 47-të i SHBA-së, disa tregje reagojnë fuqishëm ndaj ndryshimit të politikave. Republikani është bërë politikani i parë që shërbeu dy mandate jo të njëpasnjëshme që nga Grover Cleveland në fund të shekullit të XIX-të, me pasoja të gjera për ekonominë dhe tregjet globale.


Partia Republikane ka fituar kontrollin e Senatit të SHBA-së – Dhoma e Përfaqësuesve është ende në garë – duke i dhënë atij një mandat të fuqishëm për të avancuar agjendën politike, e cila përqendrohet në taksa të ulëta për korporatat dhe të pasurit, tarifa të larta mbi importet dhe ulje të shpenzimeve qeveritare.

Trump e quajti këtë një “mandat të fuqishëm dhe të paprecedentë” në fjalimin e parë gjatë ditës së mërkurë Por, shtohet pyetja se cilët janë pesë fituesit dhe humbësit ndërsa investitorët përshtaten me administratën e re të SHBA-së.

Pesë fitues në treg me rikthimin e Trumpit si presidenti i 47-të i SHBA-së

Aksionet e kompanive të vogla – Indeksi Russell 2000, i cili ndjek kompanitë e vogla në SHBA, u rrit mbi 6 për qind në tregtinë Evropës, duke arritur afër niveleve rekorde dhe shënuar rritjen më të madhe ditore në dy vitet e fundit.

Qëndrimi proteksionist i Trumpit pritet të ndihmojë prodhuesit vendas, pasi tarifat më të larta mbi importet rrisin kostot për konkurrentët e huaj, duke i dhënë kompanive të vogla amerikane një avantazh konkurrues, transmeton Telegrafi.

Asetet ruse – Tregjet po vënë bast për një lehtësim të mundshëm të sanksioneve amerikane ndaj Rusisë, duke shtyrë indeksin e Bursës së Moskës (MOEX) të rritet me 3.3 për qind, e cila gjë do t’i tejkalojë “kolegët evropianë”. Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, pa një rritje prej 4 për qind, ndërsa Sberbank, një institucion financiar i madh rus, u rrit mbi 3 për qind.

Tesla – Aksionet e Tesla-s u rritën me 4 për qind në tregti para hapjes së bursës, pasi kompania duket e gatshme të përfitojë nga presioni i Trumpit për tarifa më të larta mbi automjetet elektrike kineze dhe evropiane.

CEO i Tesla-s, Elon Musk, një përkrahës i hapur i Trumpit, u përmend në fjalimin e fitorës së republikanit, duke forcuar pritshmëritë që Tesla mund të mbrohet nga konkurrenca ndërkombëtare nën një administratë më proteksioniste e SHBA-së.

Bitcoin – Mbështetja e Trumpit për rregullimin e tregjeve financiare, përfshirë kriptovalutat, çoi në rritjen e Bitcoin me gati 10 për qind gjatë natës, duke arritur një rekord të ri prej 80 mijë dollarësh (79 mijë euro). Në fund të muajit tetor, 78-vjeçari tha se synon që t’i jap fund “luftës së Kamalës ndaj kriptovalutave”, duke sinjalizuar një mjedis rregullator më të favorshëm për asetet digjitale gjatë administratës së tij.

Bankat Amerikane – Bankat kryesore amerikane, përfshirë Wells Fargo, Citigroup dhe Bank of America, u rritën rreth 8 për qind në tregtinë para hapjes së bursës.

Me politikat e Trumpit që priten të rrisin të ardhurat nga tregtimi dhe të zgjerojnë marzhet e interesit, bankat e Wall Street parashikojnë një perspektivë të fortë përfitimesh. JPMorgan dhe Morgan Stanley, secila panë gjithashtu rritje prej rreth 7 për qind.

Pesë humbësit me fitoren e Trumpit në zgjedhjet e SHBA-së

Aksionet e Energjisë së Gjelbër – Aksionet e energjisë së rinovueshme pësuan një rënie të ndjeshme pasi politikat e Trumpit pritet të reduktojnë subvencionet për iniciativat e gjelbra.

Aksionet e First Solar ranë me 12 për qind, ndërsa Enphase Energy dhe NextEra Energy pësuan ulje prej 10 për qind, gjegjësisht 8 për qind, duke reflektuar shqetësimet e tregut për uljen e mbështetjes federale.

Aksionet Kineze – Eksportuesit kinezë përballen me tarifa më të larta nga SHBA-ja për shkak të politikave tregtare proteksioniste të Trumpit, me një tarifë potenciale prej 60 për qind për mallrat e importuara nga Kina. Si rezultat, indeksi Hang Seng në Hong Kong ra me 2.6 për qind, dhe BYD, prodhuesi më i madh i automjeteve elektrike në Kinë, pa rënie të aksioneve me 3.6 për qind.

Euro – Ekonomistët presin që dollari të forcohet, pasi politikat e Trumpit mund të nxisin inflacionin, duke e shtyrë Rezervën Federale të ndjekë një politikë monetare më të ngushtë. Euro ra me 1.7 për qind të mërkurën, duke shënuar rënien më të madhe ditore që nga shitja e shkaktuar nga COVID-19 në muajin mars të vitit 2020, pasi investitorët u drejtuan te dollari për siguri.

Bonot Amerikane – Politikat fiskale të administratës Trump pritet të rrisin borxhin kombëtar të SHBA-së me 7.75 trilionë dollarë (7.1 trilionë euro) deri në vitin 2035, duke e çuar raportin e borxhit ndaj GJDP-së në 143 për qind, sipas Komitetit për një Buxhet Federal të Përgjegjshëm.

Të mërkurën, normat e bonove 10-vjeçare u rritën me mbi 10 pikë bazë në gati 4.5 për qind, duke reflektuar nevojat e shtuara për huamarrje dhe presionin pasues në rënie mbi vlerën e aktiveve të Thesarit.

Prodhuesit Gjermanë të Veturave – Pritshmëritë për tarifa më të larta të SHBA-së mbi veturat e importuara rënduan mbi prodhuesit gjermanë të automjeteve.

Porsche, BMW, Mercedes dhe Volkswagen panë ulje të aksioneve përkatësisht me 6.5 për qind, 6.4 për qind, 5 për qind dhe 4.9 për qind, për shkak të frikës se politikat tregtare të 78-vjeçarit mund të përkeqësojnë më tej rentabilitetin në një treg tashmë sfidues për prodhuesit evropianë të automjeteve.

Trump gjatë ditës së martë triumfoi në zgjedhjet presidenciale amerikane kundër demokrates, Kamala Harris.



Ju sugjerojmë

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
Bota

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

14 Dhjetor, 2025 11:02 pm
Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
Kronikë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

14 Dhjetor, 2025 9:39 pm
“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
Aktualitet

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

14 Dhjetor, 2025 7:39 pm
BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
Aktualitet

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

14 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve
Bota

Gjermani/ Ndalohet një atentat ndaj turmave në tregun e Krishtlindjeve

14 Dhjetor, 2025 7:22 pm
Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet
Politikë

Spiropali të martën në Athinë, çfarë do të diskutohet

14 Dhjetor, 2025 6:24 pm
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup
Bota

Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik-Shkup

14 Dhjetor, 2025 5:21 pm
Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë
Rajoni

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet sërish sot rrugor Kakavijë-Janinë

14 Dhjetor, 2025 4:28 pm
Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve
Bota

Danimarka paralajmëron për rrezikun e SHBA-ve ndaj aleatëve

14 Dhjetor, 2025 3:14 pm
Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin
Sport

Kaos gjatë vizitës së Lionel Messi-t në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin

14 Dhjetor, 2025 3:13 pm
Para
VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve

VIDEO/ Në Majën e Çipinit në Vlorë, Rama ndan aventurën e guximshme të turistëve

Emigracioni i paligjshëm, Trump rikthen Tom Homan: Asnjë tjetër s’mund të kontrollojë më mirë kufijtë tanë

Emigracioni i paligjshëm, Trump rikthen Tom Homan: Asnjë tjetër s’mund të kontrollojë më mirë kufijtë tanë

Ndeshja Francë-Izrael, Tel Avivi apel qytetarëve: Mos shkoni në stadium

Ndeshja Francë-Izrael, Tel Avivi apel qytetarëve: Mos shkoni në stadium
















TE FUNDIT

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave

Sulmi me armë zjarri në Australi, shkon në 16 numri i viktimave
14 Dhjetor, 2025

Bilanci i viktimave nga sulmi me armë zjarri në plazhin Bondi në Sidney të Australisë ka shkuar në 16. Siç...

Lexo më shumë

Punëtori humbi jetën në Paskuqan, arrestohet administratori i firmës nënkontraktore

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, procedohet 60-vjeçari. E pëson edhe mjeku..
14 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në zonën e Paskuqanit, në Tiranë, ku një punëtor ka humbur...

Lexo më shumë

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…

“Trimoshat e BKH-së…”, Rama reagon sërish: “’Patllakja’, episodi më i “ëmbël” që…
14 Dhjetor, 2025

Përgjigja e Edi Ramës nuk ka vonuar ndaj Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila reagoi pasi kryeministri tha në podcastin...

Lexo më shumë

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap

BKH reagon pas deklaratës së Ramës: Garda i kërkoi hetuesve të linin armën në dollap
14 Dhjetor, 2025

Byroja Kombëtare e Hetimit ka reaguar me një njoftim zyrtar sa i përket deklaratës së kryeministrit Edi Rama. Edi Rama...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com