-Kulturë

Fituesi i çmimit Grammy sjell historinë e muzikës së Leskovikut me disqet e 1900



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:22 - 05/06/22 |
Opi Nion

Studiuesi Auron Tare ka bërë të ditur se në 2 Korrik në sheshin e Leskovikut Christopher King,  fitues i Çmimit Grammy, do te prezantojë përpara banorëve të Leskovikut historinë e muzikes së kësaj zone sipas disqeve të prodhura ne fillimin e shekullit të XX.

Një postim në Facebook, Tare heq një paralele mes King dhe Faik Konicës, ndërsa sjell një këndvështrim të tiji reflektues mbi këtë raport.

Postimi i plotë

Reflektime nga Konica. Gramafoni i Faik Beut!

Jo shume larg Sarajit te rrenuar te Hysen Bej Shishkos, ne nje shtepize modeste prane nje tavoline te vjeter druri, tymos cigare te dredhura me dore, Christopher King.

Fitues i cmimit Grammy  ne Muzike, Chris King ka zgjedhur te vendoset ne kete cep te vogel te Greqise se Veriut  shume prane kufirit me Shqiperine. Nga dritaret e hapura  ku duket fusha e gjelbert e Konices dhe pejsazhet e Leskovikut,  degjohen murmurimat e kengeve te zezakeve te Misisipit apo tingujt e rralle te  klarinetes Epirote. I rrethuar nga koleksioni tij unikal i muzikes, ai studion ndër të tjera edhe muziken e Shqiperise se Jugut. Autor i shume artikujve dhe prodhues i disa disqeve me muzike nga Shqiperia, Chris King është një nga studiuesit e rralle te familjes muzikore Leskoviku ne veçanti Hafize dhe Ajdin Leskoviku, ( se bashku me V. Tole).

Pas nje serie disqesh te viteve 1920, King nxjerr nga arkivi diskun e pare me Muzike shqiptare te prodhuar ne Rumani më 1906.

Ne cepin e dhomes ndodhet nje gramafon i madh mbi 100 vjet ne gjendje të shkelqyer pune i cili shperndante muziken elegante te Jugut.

King jeton ne nje menyre eksentrike i rredhuar nga qindra zëra qe dikur i perkisnin muzikanteve te njohur apo te harruar nga brigjet e Missisipit, ne lagjet e zeza të Chicagos e deri ne Leskovikun e vogël te rrethuar nga vreshtat.

Tani te gjithe jane zhdukur, por zëri i tyre ende jeton ne kete shtepize te vogel te Konices. Çdo mengjes, ai del ne kembe per te ecur perqark Sarajit te rrenuar te Bejlereve te Konices , por ende nuk e dinte se ne ato Saraje kishte lindur nje admirues i rafinuar i muzikes boterore. Beu i letrave shqip, Faiku i cili ne muzgun e jetës së tij udhëtonte gjithmone me gramafonin e tij të stërmadh i cili habiste shpesh shërbyesit e hoteleve ku ai qendronte. Gramafoni prej druri i King i cili ka ardhur nga Virxhinia, duket sikur  sjell në kohë  Gramafonin e Faikut. Ashtu i stermadh me nje leve qe e rrotullon me dore per të prodhuar muziken e disqeve te vjetra. Fati eshte i çuditshem. Jo shume larg ne distance nga shtepia e Faikut degjohen përnate tingujt e Gramafonit te amerikanit King. Edhe pse jetojne ne epoka te ndryshme, Faik Beun dhe Chris King e lidh nje energji mistike, eksentrizmi i jetes prej asketësh dhe besimi se muzika eshte ajo fije e padukshme qe zhduk kufinjte dhe bashkon njerzit ne kohe dhe distanca tokesore.

P.S

Në 2 Korrik ne Sheshin e Leskovikut  Fituesi i Cmimit Grammy, Christopher King do te prezantoje perpara banoreve te Leskovikut historine e muzikes se Leskovikut sipas disqeve të prodhura ne fillimin e shek te xx.

Pas