Sport

Fituesi i Champions-it rrëfen pse u detyrua të vrasë njerëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:32 - 16/09/18 |
el ida

Bruce  Grobbelaar  fsheh akoma dhimbjen e përjetuar para se të niste karrierën e futbollistit, dhimbjen  që ndjen dikush që ka qënë pjesë e luftës.

Grobbelaar ka folur për këtë në librin “A life in a jungle” (Një jetë në një xhungël).Libri është publikuar me pjesë nga “Mail On Sunday”. Para se të bëhej portier dhe të luante 400 ndeshje me Liverpool, Grobbelar ka qenë pjesë e Shërbimit Kombëtar. Ai ka marrë pjesë në luftën civile në Zimbabve.

Hera e parë që ka qenë i detyruar të marrë një armë në dorë vazhdon ta përndjekë .

“E mbaj akoma mend herën e parë kur kam qenë i detyruar të vras dikë. Më duket sikur i shoh akoma sytë e tij”, shkruan ai në librin e tij.

“E shikova, ndjeva zemrën të më rrihte, por duhej të tërhiqja këmbëzën dhe të qëlloja. Nuk ndjeva asgjë, vetëm një lehtësim se kisha qëlluar para se ta bënte ai”.

Pas