Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fituan gjyqet por nuk marrin dot shtëpitë, saga e 17 familjeve të Unazës së Re

2023/07/12 at 9:12 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fituan gjyqet por nuk marrin dot shtëpitë, saga e 17 familjeve të Unazës së Re

Për historinë e të paktën 17 familjeve në zonën e Unazës së Re në Tiranë, emisioni “Stop” në Tv Klan e ka trajtuar disa herë.


Namik Pelivani, në rolin e ndërtuesit, do të ndërtonte një pallat dhe në këmbim u mori banorëve shtëpitë.

Por ai nuk iu përmbajt kontratave që lidhi në vitin 2009 dhe hyrjet si dhe njësitë e shërbimit ua shiti personave të tjerë.

Banorët u detyruan të kërkonin drejtësi, por edhe pse disa vendime janë bërë të ekzekutueshme, objektet kanë pronarë të tjerë.

Për ndërtuesin është folur shumë në media, por nuk dihet fati i tij.

Muradie Pashaj tregon se ka tre vendime gjykate, por ka marrë vetëm dy hyrje. Për të tretën është në gjyq me blerësin tjetër.

Muradie Pashaj: Me 3 vendime gjykate kam marrë vetëm 2 banesa, të tretën e kam në ekzekutim po e gjetur të bllokuar se e ka tjetërsuar hyrjen. Domethënë që sot prapë jam në gjyq me blerësin tjetër dhe e kam fituar në Shkallë të Parë. Më ka çuar në Apel. Apeli ma rrëzoi, e lëshoi për shqyrtim prapë në një kohë që z.Pelivani nuk na përgjigjet në mënyrë absolute me asnjë gjë. E fitova gjyqin, bëra ekzekutimin, tani prapë vazhdojmë në gjyq. Apartamentet i zotëroj fizikisht, nuk kam certifikatë pronësie, ja ka dhënë tjetërkujt, hipotekat ja u ka dhënë këtyre që ka hapur gropën dhe që kanë vënë mermerin. Në një kohë që unë në kontratë e kam që në momentin që të përfundojë pallati në vendin ekzistues do të marr 3 hyrje 2+1 dhe një hyrje 55 m2 dhe dy dyqane. Dyqanin më ka dhënë çelësin, e hapa me përmbarues, mora çelësin, pas 2 muajsh kam shkuar e kam gjetur bravën të bllokuar. E ka bllokuar se ja ka shitur tjetërkujt.

Banorët e tjerë thonë se gjykatat  e të gjitha shkallëve e detyrojnë ndërtuesin Namik Pelivani të zbatojë kontratën. Edhe pse disa vendime janë bërë të ekzekutueshme, pronarët e vërtetë  i zotërojnë objektet vetëm fizikisht, pasi në letra hipotekore pronarë janë palët e treta, që po ashtu u janë drejtuar rrugëve gjyqësore.

Elida Gjoni: Kam pasur shtëpinë 2-katëshe, kemi qenë në proces legalizimi. Na erdhi Namik Pelivani. Në fillim fare nuk deshëm që ta jepnim sepse e dinim se kush ishte. Pastaj ai u fut me mashtrim. Është futur duke mashtruar banorët një e nga një edhe si përfundim arriti t’i mashtrojë banorët. Ka dhënë 2 shtëpi në katin e dytë për mua, një dyqan 50 metra në pjesën lindore, por jo të përcaktuar në planimetri. Kjo akt-marrëveshje është lidhur në 2009. Ky nuk u kap asnjëherë, ikni fitojeni me gjyq nuk ju jap asgjë. Fajin e kanë edhe avokatët që kemi ne që mashtrojnë, edhe gjykata. Unë prandaj vajta në gjykatë. Gjykata vendosi të zbatohet akt-marrëveshja. Z.Namik Pelivani është në Sarandë që ndërton hotele dhe ndërton shtëpi dhe ne kemi shkuar në Prokurori disa herë. Edhe prokurorët marrin lekë. Kam 15 vite që shkoj rrugëve dhe asgjë nuk kanë zgjidhur. Unë jetoj me qira këtu te Unaza e Re, burrin e kam me qira, fëmijët i kam rrugëve.

Petrit Rasha: Edhe unë jam me vendime gjyqësore, janë bërë dhe ekzekutimet, por prapë sot më rezultojnë në kartelat e pasurisë ai i ka vënë në emrat e tjetërkujt. Kemi shkuar edhe në Hipotekë, atje nuk të jep kush përgjigje. Me këtë punë duhet të merren autoritetet.

E teksa banorët po presin të marrin pronat e tyre sipas kontratës dhe sorollaten rrugëve prej vitesh, ndërtuesi Namik Pelivani vazhdon të ndërtojë në qytetin e Sarandës./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Blen dhe shlyen apartamentin, fiton dhe gjyqin por Kadastra nuk ia regjistron

Blen dhe shlyen apartamentin, fiton dhe gjyqin por Kadastra nuk ia regjistron

E zë poshtë zetori, humb jetën një person në Gjirokastër

Gjirokastër/ Sherr mes adoleshentësh, qëllohet me thikë 15-vjeçari

SPAK kërkon arrestimin e tij, gazetari publikon foton e Ahmetaj në aeroportin e…

SPAK kërkon arrestimin e tij, gazetari publikon foton e Ahmetaj në aeroportin e...
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com