Miliarderi George Soros ka humbur gati 1 miliard dollarë, pasi tregu i aksioneve u rrit papritur menjëherë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e 8 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, raporton gazeta e “The Wall Street”.
Burime të gazetës thonë se Soros ishte acaruar vërtetë shumë pas fitores së Trump, kjo pasi kishte bastet e tij nuk kishin dal sipas parashikimeve.
Kujtojmë se Soros ishte një përkrahës i kundërshtares së presidentit të zgjedhur, z. Hillary Clinton, madje ai ka kontribuar me miliona në fushatën e saj presidenciale.
Që pas fitores së Trump, Soros ka vazhduar ta kritikojë atë duke e konsideruar si një diktator dhe kërcënim për demokracinë në vend./ opinion.al