Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka kujtuar fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, kur shqiptarët votuan PS për të qeverisur vendin.
Në një postim në rrjetin social “Instagram”, Rama shkruan se si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre PS-së.
“Si sot 8 vite më parë shqiptarët i besuan të ardhmen e tyre Partisë Socialiste të Shqipërisë?
#ShqipëriaEArdhmjaJonë”, shkruan Rama.
8 vite më parë, më 23 Qershor 2013, pas qeverisjes 8-vjeçare të demokratëve, zgjedhjet parlamentare i fitoi Partia Socialiste e udhëhequr nga Edi Rama.
Ndërkohë që PS në zgjedhjet e 25 prillit ka arritur të marrë edhe mandatin e tretë radhazi./Opinion.al