Kombëtarja shqiptare e futbollit për femra ka arritur një fitore historike, 2-1 kundër Greqisë, duke kaluar kështu fazën paraeliminatore për kampionatin botëror 2019 për femra që do të zhvillohet në Francë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku Shqipëria kaloi e para në avantazh me Doçin në minutën e 16, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Greqia barazoi rezultatin.
Ndeshja u mbërthye në rezultatin 1-1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt dhe kur të gjithë menduan se ishte Greqia e kualifikuara për më tej, Veliaj shënon golin e fitores dhe të kualifikimit për Shqipërinë, që tashmë kalon në fazën kualifikuese, duke u renditur e para në grup me 7 pikë.
Në ndeshjen e parë, kombëtarja e femrave mposhti Kosovën 3-2, ndërsa barazoi 0-0 me Maltën.