Gara për kryetarin e Partisë Demokratike u mbyll pa surpriza.
Lulzim Basha u rikonfirmua në krye të saj me një rezultat të thellë.
Ai mori 53.931 vota, ndërsa Eduart Selami mori 5.136 vota.
Në kutitë e votimit u gjetën 59.834 fletë, ku rreth 700 ishin të pavlefshme.
Rezultati doli mes 59.067 votave të anëtarëve demokratë që dhe kësaj here vendosën të mbajnë kryetar Lulzim Bashën.
Ai do të udhëheqë PD në një mandat të dytë në opozitë, pas një rezultati të dobët në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, i cili prodhoi për PD 43 mandate.