Bota

Fitore e bindshme e Orban në Hungari, “miku” i Putin siguron mandatin e katërt


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 04/04/22 |
Opi Nion

Viktor Orban ka siguruar mandatin e tij të katërt si kryeministër hungarez. Të dhënat, ende paraprake, tregojnë për një fitore komode të partisë së tij Fidesz, ndërkohë që lideri i opozitës Peter Marki-zay dështoi në misionin e tij për të hequr nga pushteti liderin e djathtë, që drejton ekzekutivin nga viti 2010.

Zgjedhjet e fundit janë analizuar si më të vështirat për Orban edhe për pozicionin miqësor që ai ka me presidentin rus Vladimir Putin, të cilin ka ngurruar ta kritikojë hapur edhe pas agresionit të Kremlinit në Ukrainë.

Madje, vetë Orban e ka cilësuar sot presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, si një nga kundërshtarët e tij, të cilët ai do të duhet të kapërcente për të fituar zgjedhjet.

“Fitorja jone është aq e madhe sa mund të shihet nga Hëna”, deklaroi Orban në fjalimin e tij pas rezultateve paraprake. “Do të mbajmë mend këtë fitore sepse erdhi kundër shumë kundërshtarëve, nga  e majta tek burokratet e Brukselit dhe vetë Zelensky”, deklaroi ai.

Pas