Pas disa problematikave të shfaqura është mbyllur procesi i numërimit të votave për kryetar bashkie dhe në Kurbin, ku është rikonfirmuar për një mandat të dytë Majlinda Cara.
Kandidatja socialiste mori rreth 500 vota më shumë se rivali i saj në garë i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Behar Haxhiu.
Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve urdhëroi pezullimin e numërimit të votave në KZAZ 15 në Kurbin.
Kryekomisionari Ilirjan Celibashi urdhëroi që prezent në këtë KZAZ të ishin edhe forcat policore.