Aktualitet

Fitojnë Gjermania e Polonia, lajm i keq për Shqipërinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 21/06/16 |
b.f

Gjermania ka shënuar fitore në ndeshjen e fundit kundër Irlandës Veriore, ashtu sikurse edhe Polonia kundër Ukrainës

Gjermania ka shënuar fitore minimale kundër Irlandës Veriore 1:0, por e ka dominuar lojën dhe ka pasur me dhjetra raste.

Golin e vetëm dhe të fitores për gjermanët e shënoi sulmuesi Mario Gomez në pjesën e parë.

Pas kësaj fitoreje, Gjermania ruan vendin e parë në Grupin C me 7 pikë, e ndjekur nga Polonia që ka po ashtu 7 pikë, ndërsa Irlanda Veriore renditet e treta me 3 pikë, por që ende nuk e ka siguruar kualifikimin.

Në vendin e fundit gjendet Ukraina me zero pikë.

Këto dy rezultate të ndeshjeve të sotme nuk i shkojnë përshtati Shqipërisë, që kualifikimin duhet ta pres nga rezultatet e tre grupeve të fundit.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas