Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për gazetarët ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në 6 bashki të vendit.
Berisha falënderoi demokratët që mbështetën kandidatin e tij Bardh Spahia në Shkodër, ku ky i fundit u shpall fitues. Ndër të tjera ai sulmoi edhe kreun e PD, Lulzim Bashën, ku u shpreh se ai është i vetmi demokrat që nuk e njeh humbjen.
“Falënderoj të gjithë ata demokratë dhe anëtarë të partive aleatë që u angazhuan me një përkushtim të veçantë në një fushatë elektorale të kandidatëve tanë. Rezultati u arrit në kushtet më të vështira, pasi PD u përball në këto zgjedhje jo vetëm me kreun e Meduzës, por edhe me patericën e tij, me shtojcën e tij, Lulzim Bravën i cili sot është demokrati i vetëm në Shqipëri që ndjehet se nuk humbet”,-tha Berisha./Opinion.al