Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fitoi gjyqin, nuk i japin kempin për diabet për 2 vite: Kam marrë borxhe

2019/12/20 at 10:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Fitoi gjyqin, nuk i japin kempin për diabet për 2 vite: Kam marrë borxhe

Kujtim dhe Dorina Qosja nga Elbasani i janë drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shëndetësor. Në vitin 2011, Dorina u diagnostikua me diabet të tipit 1 dhe doli në komision.

Por në vitin 2016, kempi epror e nxori pa grup dhe çifti nisi procesin gjyqësor që zgjati 3 vjet, pas të cilit Dorina fitoi të drejtën vetëm për vitin që komisioni e kishte nxjerrë pa grup. Për pjesën tjetër, familja u fut në borxhe për të blerë insulina, që janë jetike për Dorinën.

Gazetarja: Na shpjegoni çfarë vendosi gjykata dhe sa kohë zgjati procedura gjyqësore?

Kujtim: Në Gusht të 2016, para se të mbaronte afati i fundit, unë bëra ankimimin dhe ndoqa procedurën për në gjykatë. Procedura vajti nga 2016 deri në 14 Nëntor 2019. Prej kësaj kohe, nuk kam përfituar insulinat. Gjykata vendosi absolutisht të pavlefshëm të dy vendimet që kishte marrë kempi i Elbasanit dhe po ashtu kemi epror që ma nxori nusen pa grup.

Gazetarja: Në total, procesi gjyqësor ka shkuar 3 vite?

Kujtim: 41 muaj.

Gazetarja: Në këto 41 muaj, ju si përballuat jetesën dhe mjekimin e zonjës?

Kujtim: Me borxhe, jetoj me qira, vetë i pestë. Kam 3 kalamaj të mitur.

Gazetarja: Sa është kostoja e një insuline dhe sa bën në ditë zonja?

Kujtim: Kostoja e një insuline është 35 mijë Lekë të vjetra. Nusja përdor 7 deri në 9 insulina në muaj.

Në Poliklinikën e specialiteteve, doktori që ndjek Dorinën, shpjegon se diabeti është sëmundje progresive, që vjen duke u rënduar dhe nuk ka dyshim që ajo duhet të trajtohet gjithë jetën.

Mjeku: Sa vjet iu bë asaj me insulinë?

Qytetari: Nga 2011-ta.

Gazetarja: Nga 2011-ta.

Mjeku: Ajo është sëmundje progresive, që do të vijë duke u rënduar, që do të ketë probleme edhe më shumë në të ardhmen. Kështu që nuk e vë në dyshim asnjë këtë. E di edhe bufi, e dinë dhe ata, që janë doktorë atje, që i nxjerrin në komision.

Gazetarja: Vendimi i gjykatës ka qenë në favor të zotërisë, në favor të pacientit. Kemi një 2-vjeçar që mbetet bosh.

Mjeku: Ma shpjegoi ky këtë 2-vjeçarin. Ndoshta e kanë aty, që nuk mund të kthehen mbrapa, prandaj i kanë thënë për gjyq.

Gazetarja e “Stop” iu drejtua Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Elbasan dhe drejtuesja e degës së përfitimeve, Jonida Beqiri, dhe juristja Alketa Kallajxhiu shpjeguan situatën dhe arsyet, se pse për 2 vite zonja nuk ka marrë asnjë pagesë invaliditeti.

“Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, me vendimin e datës 10.04.2018 ka pranuar pjesërisht padinë duke i dhënë të drejtën e përfitimit të pensionit të invaliditetit vetëm për vitin kur ishte dhënë vendimi i kempit rajonal të Librazhdit, të cilin kempi epror e kishte shfuqizuar. Nga ky moment, e vetmja e drejtë që i jepet me anë të vendimit gjyqësor është përfitimi i pensionit të invaliditetit për zonjën Dorina Qosja për këtë vit”. /Burimi Tv Klan/

Etiketa: stop

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Arsenali gjen trajnerin e ri

Arsenali gjen trajnerin e ri

Gramsh, 42 vjeçari gjendet i pajetë në rrugë

Makina përplas për vdekje të moshuarin në rrugën e “Durrësit”

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi, 21 dhjetor 2019

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com