Life Style

Fitoi 120 milionë euro në lotari, 42-vjeçari vazhdon të punojë në ndërtim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 12/01/20 |
el ida

Steve Thomson pushtoi gazetat britanike rreth dy muaj më parë kur fitoi rreth 120 milionë euro në lotarinë EuroMillions. Megjithatë ai është shfaqur sërish në tabloidet britanike pasi është fotografuar me veshjet e punës dhe me një sharrë në dorë, duke rregulluar një shtëpi.

I pyetur pse vazhdon të punojë në ndërtim pasi gëzon statusin e “milionerit” 42-vjeçari tha për “Mirror”, se do të punojë derisa të përfundojë të gjitha punët që i ka premtuar klientëve përpara se të fitonte lotarinë.

Më herët, Steve kishte deklaruar se me paratë e fituara do të tregohet bujar dhe do të ndihmojë shumë njerëz, pasi 120 milionë euro janë shumë për të dhe familjen e tij.

“Do të bëjmë shumë gjëra të mira me këto para’. Janë shumë për ne. Janë aq shumë sa do të tregohem jashtëzakonisht bujar. Pasi të blej një shtëpi që të ketë dhomë gjumi për secilin nga 3 fëmijët e mi, do të bëj bamirësi”, tha 42-vjeçari./Opinion.al

Pas