Aktualitet

Fiter Bajrami, Ambasadat e SHBA dhe BE urojnë besimtarët myslimanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:33 - 13/05/21 |
Opi Nion

Ambasada e SHBA në Tiranë dhe ajo e  BE-së në vend kanë uruar ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.

Ambasada nëpërmjet një mesazhi në “Facebook” shkruan se kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, dërgojmë urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë sot Fiter Bajramin. Kjo festë shënon kulmin e Ramazanit, një muaj në të cilin shumë përjetojnë domethënie, perceptim dhe frymëzim nëpërmjet agjërimit, lutjes dhe bamirësisë. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar në përballjen me sfidën e COVID-19, ne shpresojmë dhe urojmë që ky vit të sjellë shëndet të mirë dhe gëzim në familjet e të gjithëve! Gëzuar Bajramin!”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, besimtarët myslimanë i ka uruar edhe Ambasada e Bashkimit Evropian në Tiranë, teksa shkruan në një mesazh në “Facebook”: “Gëzuar Fiter Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë 🇦🇱! Urojmë që sakrificat dhe përkushtimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të sjellin shëndet dhe lumturi për ju dhe familjet tuaja!”./Opinion.al

Pas