Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fishekzjarret, fundi i një tradite?

2019/12/31 at 10:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Fishekzjarret, fundi i një tradite?

A mund të përfytyrohet Nata e Vitit të Ri pa fishekzjarrë? Për shumë gjermanë, hedhja e tyre përbën pamjen e zakonshme të festimeve. Por kësaj tradite tani mund t’i vijë fundi. E për këtë fund ka arsye të forta.


Fillimisht një urim me shampanjë, pastaj përjashta për të ndezur fishekzjarrët. Kjo është zakonisht rrjedha e Natës së Vitit të Ri në Gjermani. Një natë për të cilën gjermanët me dëshirë paguajnë. Vitin e kaluar, Shoqata e Industrisë Piroteknike arriti të bëjë 133 milionë euro xhiro. Fishekzjarret janë traditë tanimë në Gjermani. Që para vitit të ri, shumë njerëz i blejnë kapsollat apo lloje të tjera fishekzjarrësh, ndryshe nga disa vende të tjera. Në disa qytete europiane si Parisi apo Dublini, fishekzjarret hidhen në mënyrë të organizuar në disa pika në qytet dhe jo privatisht.

Rrezik për njerëzit dhe muret

Një traditë me probleme. Sepse hedhja e fishekzjarreve ndot ambientin. Fëmijët tremben nga zhurma dhe çdo vit ka disa qindra të plagosur përmes shpërthimeve të pakontrolluara apo gabimeve në ndezjen e fishekzjarreve. Tani disa qytete në Gjermani kanë reaguar. Aacheni, një qytet pranë kufirit belg-holandez, këtë vit për herë të parë i ka ndaluar kapsollat, që hidhen me më shumë se dy metra lartësi. “Ne duam të mbrojmë godinat tona historike. Para 9 vjetësh pati zjarr në një kishë Natën e Vitit të Ri, duke e dëmtuar rëndë altarin e kishës”, thotë Linda Plesh nga bashkia e Aachenit. Në pjesën historike të qytetit, katedralja e vjetër, shtëpitë karakteristike dhe ato antike qëndrojnë gati ngjitur me njëra-tjetrën. Tani ndalohen shumë lloje fishekzjarrësh. Po shuhet kështu një traditë e preferuar?

Trendi është kufizimi i hedhjes së kapsollave

Në pamje të parë duket se në Gjermani vërtet festa e Vitit të Ri do të ketë atë pamje si në Paris, në qytetin, ku zhvillohet shou me drita dhe lser, kurse hedhja privatisht e fishekzjarreve është e ndaluar. Edhe New Jorku dhe Sydney i kanë ndaluar fishekzjarrët privatisht. Në New Jork nuk është tipike hedhja e fishekzjarreve, sepse tradicionalisht ata përdoren në Ditën e Pavarësisë. Po kështu edhe në Francë. Aty organizohet ndezja e fishekzjarreve, privatisht nuk lejohet.

Mexiko, Mexiko City – Feuerwerk Symbolbild (picture-alliance/J. Cabrera Torres)
Në Gjermani, sipas një sondazhi të Institutit të opinionit, YouGov, tre nga katër të anketuar janë për ndalimin e plotë ose kufizimin e ndezjes së fishekzjarreve. 33% janë për ndalimin e plotë të tyre. Edhe ambientalistët apelojnë për ndalimin e plotë të fishekzjarreve. Organizata Gjermane e Ndihmës për Mjedisin (DUH) ka kërkuar nga qytetarët që të dorëzojnë peticione në komunat e tyre për ndalimin e fishekzjarreve. Sipas DUH Nata e Vitit të Ri ndikon mjaft në ndotjen e mjedisit, me një rëndim të emetimit të grimcave të imta ndotëse me 5000 tonë brenda pak orësh. Kjo i përgjigjet afër 16% të sasisë së grimcave ndotëse që emetohen në vit nga automjetet.

Ekonomia i bashkohet trendit

Ambientalistët dhe përkrahësit e ndalimit të fishekzjarreve marrin mbështetje edhe nga ekonomia. Për herë të parë disa rrjete të mëdha tregtare kanë deklaruar, se nuk do të shesin më në të ardhmen kapsolla apo fishekzjarre të tjerë. Hornbach është një qendër shitjeje për materiale ndërtimi. Nga viti i ardhshëm kjo qendër nuk do të ofrojë më fishekzjarrë. Që këtë vit rrjetet e mëdha të supermarketeve gjermane, Rewe dhe Edeka i kanë hequr nga raftet fishekzjarrët. “Ne heqim dorë nga fitimi, dhe nuk e dimë si do të reagojnë klientët” thotë Christoph Windges, që drejton një qendër të madhe supermarketi në landin e Renanisë Veriore-Vestfali për dpa.

Çfarë mbetet më 1 Janar…

Në Gjermani janë bërë hapat e parë për një Natë të Vitit të Ri pa hedhje fishekzjarrësh provatisht. Por jo gjithkund është kështu. Dhe nuk është gjithmonë ruajtja e mjedisit një faktor për ndalimin e fishekzjarreve, por shpeshherë siguria. Si për shembull në Mynih. Ky qytet bazohet në rreziqet për sigurinë që paralajmërohen nga policia. Për DW nga bashkia e qytetit thuhet, se nuk jemi shumë të sigurtë, “nëse e kalon pa asnjë dëm Natën e Vitit të Ri”. Prandaj ky qytet ka ndaluar fishekzjarret në disa pjesë historike të qytetit dhe në qendër. Por në pjesë të tjera hedhja e fishekzjarreve lejohet. Edhe heqjen e ofertës së fishekzjarreve e ka bërë vetëm një pakicë e supermarkteve. Debati sapo ka filluar, dhe për disa ai është më shumë një “debat simbolik”./DW

Etiketa: fishkezjarrekapsolletradite


Ju sugjerojmë

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
Sport

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

19 Nëntor, 2025 9:46 pm
Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
Kronikë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

19 Nëntor, 2025 8:47 pm
Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
Politikë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

19 Nëntor, 2025 6:47 pm
Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
Kryesore

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

19 Nëntor, 2025 6:44 pm
Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët
Politikë

Braçe shpjegon me kartëmonedha bonusin e përmuajshëm për pensionistët

19 Nëntor, 2025 6:42 pm
Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor
Bota

Luvri blindohet pas vjedhjes, 100 kamera të reja dhe një stacion i avancuar policor

19 Nëntor, 2025 6:40 pm
Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit
Bota

Spanjë, prokuroria kërkon 24 vjet burg për ish-Ministrin e Transportit

19 Nëntor, 2025 6:38 pm
Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa
Kronikë

Vrasja për ekspresin në Manëz, dorëzohet në polici Daniel Pepa

19 Nëntor, 2025 6:22 pm
Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër
Kryesore

Kosova drejt zgjedhjeve, Konjufca nuk merr votat për t’u bërë Kryeministër

19 Nëntor, 2025 4:36 pm
Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve
Aktualitet

Situata nga moti në Qarkun Korçë, përmbytje në disa bashki, rritet niveli i lumenjve

19 Nëntor, 2025 3:31 pm
Para
Zjarret në Australi, mijëra persona bllokohen në breg të detit

Zjarret në Australi, mijëra persona bllokohen në breg të detit

Përfundon takimi i opozitës, vendim unanim për zgjidhjen e krizës

Atentati ndaj kryebashkiakut, reagon PD: Prishje pazaresh

U hodh nga kati i gjashtë në sy të prindërve, reagojnë familjarët

Tentoi të vriste dy persona, kapet i riu nga Shijaku
















TE FUNDIT

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve

Granit Xhaka “shënjestër” e tifozëve, Taulanti: Krenaria e shqiptarëve
19 Nëntor, 2025

Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”....

Lexo më shumë

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…

Operacioni i Europol, mes tyre edhe Shqipëria. Mbi 100 arrestime dhe…
19 Nëntor, 2025

EUROPOL ka zhvilluar përgjatë javëve të fundit të muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes së mjeteve motorike, trafikimit të tyre...

Lexo më shumë

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro

Manja-deputetëve të PD: Kur shkoni te njerëzit, mos shkoni me veshje 5000-6000 euro
19 Nëntor, 2025

Deputeti i Partisë Socialistë, Ulsi Manja, tha se krahasimi i projektbuxhetit për vitin 2026 është i pakrahasueshëm me buxhetet e...

Lexo më shumë

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti

Tabaku përplaset me ministrin e Financave: Rrugën e Ahmetajt do kesh edhe ti
19 Nëntor, 2025

Deputetja e  Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka debatuar me ministrin e Financave Petrit Malaj. Qjo ka kritikuar qeverinë se po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com