Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“First Daughter” Ivanka Trump në Berlin me ftesë të Merkel

2017/04/25 at 10:05 AM
në Bota, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“First Daughter” Ivanka Trump në Berlin me ftesë të Merkel

Ishte ideja e Angela Merkelit të ftojë Ivanka Trump në samitin e G20-s. Vajza e presidentit amerikan flet të martën në Berlin për mbështetjen e grave sipërmarrëse. Por çfarë ka menduar kancelarja me këtë ftesë?


Vetëm disa orë qëndron Ivanka Trump në Berlin, por sytë e të gjithëve janë të drejtuar tek ajo. Jo, thjesht sepse 35 vjeçarja është pjesë e botës glamur, por është lidhja e fortë me babanë e saj, që e dëgjon gjithmonë me vëmendje vajzën e shpallur të preferuar, ajo që e bën Ivankën interesante edhe nga ana politike.

Po ashtu si bashkëshorti i saj, Jared Kushner, ajo ka një post këshilltareje në Shtëpinë e Bardhë. “First Daughter and Assistant to the President of the United States – Vajza dhe asistentja e presidentit të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për vizitën e Ivanka Trump në Gjermani.

Se sa larg shkojnë kompetencat e vajzës së presidentit, e kuptoi edhe kancelarja Merkel. Në vizitën e saj në Uashington para 6 javësh, para diskutimit me përfaqësues të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë, ajo e rregulloi renditjen e personave në atë mënyrë, që të kishte një vend në krah të Kancelares.

Duket se të dyja janë kuptuar mirë me njëra-tjetrën. Georg Streiter, zëvendëszëdhënësi i qeverisë gjermane e formuloi kështu: “Ka pasur një situatë të këndshme bisedimi”.

Diskutim për femrat sipërmarrëse

Me sa duket biseda ka qenë kaq e këndshme, sa Merkelit i erdhi ideja të ftojë Ivanka Trumpin në “Women 20 Summit”, -samitin e G20-s të grave në Berlin. Jo personalisht natyrisht, por përmes organizatorëve, Shoqatës Gjermane të Grave Sipërmarrëse.

Gjermania mban presidencën e radhës së G20-s. Kjo instancë përmbledh 19 vendet më të zhvilluara ekonomike dhe Komisionin Europian. Në fillim të korrikut krerët e qeverive dhe vendeve të G20-s do të takohen në Hamburg.

Ivanka Trump merr pjesë sot në samitin e gruas në një panel diskutimi, rreth gjysmë ore (13:00) për nxitjen e përkrahjen e grave sipërmarrëse. Me të në podium do të jetë edhe kancelarja, Angela Merkel, drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde, Mbretëresha e Holandës, Maxima, ministrja e Jashtme kanadeze, Chrystia Freeland dhe sipërmarrësja gjermane dhe kryesuese e firmës Trumpf, Nicola Leibinger-Kammüller.

Përmes vajzës marrëdhënie të mirë me babanë?

38565852_403

Një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane nuk është vendosur në program, por Merkel i jep me sa duket “ëndësi të madhe” diskutimit me vajzën e presidentit, tha zëvendëszëdhënësi i qeverisë, Streiter. Kancelarja dëshiron me sa duket që Ivanka Trump të marrë me vete përshtypje të mira nga Gjermania.

Ndoshta këto përshtypje mund të mbërrijnë deri në veshët e presidentit Trump. Siç dihet ai nuk e ka edhe aq me sy të mirë qeverinë gjermane dhe sidomos forcën ekonomike të Gjermanisë.

Kështu nuk prish punë që vajzës së presidentit t’i shpjegohen bazat e suksesit gjerman. Kreu i koncernit, Siemens, Joe Kaeser, i cili e shoqëroi Merkelin në Uashington, e ka ftuar Ivankën të vizitojë në Berlin një qendër arsimore duale profesionale.

Gjermania shembull për SHBA?

Ivanka Trump duket e interesuar. Para vizitës së saj, ajo u shpreh për gazetën “Wirtschaftswoche” se “Gjermania është absolutisht lidere në drejtim të arsimit profesional. Sistemi gjerman është një shembull praktik e i suksesshëm për një partneritet të vërtetë publik e privat, që lidh mësimin profesional me praktikën profesionale në firma”. Sipas Trump, SHBA mund të mësojë nga Gjermania në këtë drejtim. Angela Merkel do të gëzohet, kur ta dëgjojë këtë….

/Sabine Kinkartz-DW

 

Etiketa: berlinG20Ivanka Trumpmerkel


Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Obama mban fjalim e parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Obama mban fjalim e parë që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Ministri grek me uniforme ushtarake në kufi me Shqipërinë, reagon ashpër Tirana zyrtare

Kodheli: Çfarë i thashë ministrit grek që erdhi ushtarakisht në kufi

Video/ Rama shkon në spital: Shumë i shqetësuar për ambulancën që bllokoi PD-ja

Video/ Rama shkon në spital: Shumë i shqetësuar për ambulancën që bllokoi PD-ja
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com