Këtë të hënë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim firmosin koalicionin për zgjedhjet e 25 prillit.
Në orën 10:00 pritet që të takohen krerët e dy partive Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, që të firmosin.
Ndërkohë para takimit është zbuluar edhe slogani, i LSI dhe PD, i cili është “Shqipëria, shtëpia që fiton”.
Vetëm pak ditë më parë PD firmosi një tjetër marrëveshje, sipas të cilës do të garojë me lista të përbashkëta në zgjedhjet e 25 prillit me 13 parti të tjera opozitare./Opinion.al